• Tirane, ofrohet vend pune Specialist Operacional i Marketingut

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e Grupit BALFIN dhe mbulon shërbime, shitje & marketing në fushën e Real Estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit, duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Specialist Operacional i Marketingut
Departamenti: Marketing
Vendndodhja: Tiranë

Përshkrimi i Pozicionit:
Menaxhimi i detyrave dhe proceseve operacionale për përgatitjen dhe zbatimin e praktikave dhe strategjive në funksion të arritjes së objektivave të departamentit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Menaxhon dhe monitoron në bazë ditore proceset operacionale për zhvillimin e aktiviteteve marketing të kompanisë dhe klientëve të saj;
  • Koordinon punët me palë të treta (kontraktuale ose jo) për të siguruar mbarëvajtjen e aktiviteteve;
  • Kryen porosi për blerje të ndryshme, si dhe monitoron mbledhjen e ofertave;
  • Ndjek dhe finalizon blerjet dhe porositë e bëra deri në implementimin e tyre;
  • Monitoron faturimet dhe kryerjen e pagesave nga departamentet e financës;
  • Komunikon me departamentet e tjera për çështje operacionale;
  • Kujdeset që çdo fushatë, event BTL, të finalizohet dhe implementohet sipas udhëzimeve të dhëna nga supervizori;
  • Raporton statuset e punëve në proces në baza ditore tek supervizori.
Eksperiencat e Punës:

  • Të ketë të paktën 2 vite eksperiencë pune në pozicion të ngjashëm.
Aftësi Të Tjera:

  • Të zotërojë diplomë universitare. E preferuar diplomë në shkencat ekonomike;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese;
  • Aftësi shumë të mira për të bashkëpunuar dhe për të bashkërenduar procese të ndryshme;
  • Aftësi për të punuar nën presionin e kohës dhe afateve të caktuara;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Njohuri shumë të mira në programet e paketës Microsoft Office;
  • Dëshirë për të mësuar dhe për t’u përshtatur me dinamikën e punës.
Kushtet e Punës:
Balfin Real Estate and Hospitality është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.

Mënyra e Aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë link
Afati i Dorëzimit
: 20/08/2023
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top