• Tirane, ofrohet vend pune Specialist ne Sektorin e Kartonit Jeshil

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Specialist | Banke / Sigurime
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Funksioni; Specialist në Sektorin e Kartonit Jeshil në Drejtorinë e Përgjithshme: 3 vende pune


  1. Qëllimi i përgjithshëm i pozicionit të punës
Trajtimi dhe menxhimi i praktikave të dëmeve të Kartonit Jeshil dhe praktikave të Fondit të Kartonit Jeshil, duke synuar uljen e kostos së tyre; menaxhimi i praktikave dokumentare të tenderave ku është pjesëmarrëse shoqëria.

  1. Detyrat kryesore
• Trajtimi i praktikave tw dwmeve tw Kartonit Jeshil;
• Trajtimi i kostove të praktikave të dëmeve të Kartonit Jeshil;
• Trajtimi i korrespondencës për dosjet e Fondit të Kartonit Jeshil të BSHS me qëllim kontrollin e të gjitha të dhënave dhe dokumentacionin e dosjes për të verifikuar saktësinë dhe vërtetësinë e tyre.


  • Trajtimi i praktikave të dëmeve të Kartonit Jeshil përfshin:
• Verifikimin nëse përben rast sigurimi, hapjen e dosjeve, trajtimin e dëmit ku përfshihen vlerësimi dhe negocimi;
• Përgatitja e materialeve për Komitetin e Vlerësimit të Dëmeve, relacioneve të dëmeve dhe urdhërpagesava;
• Hedhjen në sistem të praktikave të dëmeve, mbylljen e praktikave të paguara;
• ndjekjen në vijimësi të të gjitha praktikave pezull të Kartonit Jeshil;
• Investigimin e dosjeve dhe rastet fallco nga të siguruarit apo agjentët që lëshojnë policat e Kartonit Jeshil;
• Përgatitjen e evidencave të dëmeve dhe bazës së të dhënave për raportimet që i dërgohen Drejtorisë së Dëmeve Motorike&Vullnetare, aktuarit të autorizuar, BSHS-së;
• Përgatit analiza të dëmeve të Kartonit Jeshil dhe të të gjitha të dhënave statistikore që rezultojnë nga ky produkt;
• Koordinon me specialistët e Sektorit të Kartonit Jeshil për mbajtjen e të gjitha korespondencave të rimbursimit të praktikave të dëmeve me objekt Fondi i Kartonit Jeshil deri në përfundim të praktikave me pagesën e përfituesit;
• Menaxhon çështjet që lidhen me tenderat me vlerë të vogël apo me vlerë të madhe, ku shoqëria është pjesëmarrëse;


3. Kriteret;

  • Të ketë përfunduar studimet master shkencor/profesional në fushat Ekonomi, Marketing, Inxhinieri, Informatike, Drejtësi. (Kandidatet me mesatare mbi 9 në studimet bachelor/master, të kenë të pakten 2 vjet experiencë pune);
  • Të zotërojë gjuhën angleze;
  • Eksperiencë pune të paktën 5 vjet;
  • Të ketë njohuri në përdorimin e kompjuterit dhe programeve bazë;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe pune në grup.

Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
– Fotokopje të diplomës
– Curriculum Vitae (Cv)
– Fotokopje të Librezës së Punës
– Dëshmi kualifikimi të ndryshme
Dokumentet duhen dorëzuar pranë adreses se emailit burime.njerezore@eurosig.al
 


Apply
Back
Top