• Tirane, ofrohet vend pune Specialist Logjistike

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
  1. anglisht
Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e BALFIN Group dhe mbulon shërbime shitje dhe marketing në fushën e Real Estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.

Balkan Finance Investment Group, Balfin Group është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale

Pozicioni: Specialist Logjistike
Departamenti: Burime Njerëzore dhe Logjistikë
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit:
Specialisti i Logjistikës është përgjegjës për planifikimin dhe menaxhimin e të gjithë aktiviteteve të transportit, akomodimit, si dhe plotësimit të nevojave operative të kompanisë.
Specialisti i Logjistikës koordinohet me të gjithë departamentet e kompanisë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore:
  • Përgjegjës për organizimin e transportit të stafeve, aseteve dhe dokumentacioneve të ndryshme në të gjitha pikat e operimit të kompanisë;
  • Shqyrton dhe përditëson procedurat nën objektivin kryesor të zhvillimit të biznesit duke mundësuar funksionalitetin optimal;
  • Planifikon, mbikëqyr asetet dhe infrastrukturën logjistike;
  • Përgjegjës për ndjekjen dhe përmbushjen e të gjitha nevojave për transport dhe lëvizjeve në terren të stafit të kompanisë;
  • Mbikëqyr gjendjen e mjeteve dhe ndjek rregullisht proceset e mirëmbajtjes së tyre;
  • Përgjegjës për monitorimin dhe mirëmbajtjen e makinës së CEO-së së kompanisë;
  • Menaxhon sistemin GPS të gjithë flotës së makinave të kompanisë;
  • Përgjegjës per hartimin e buxhetit dhe monitorimin e deviancave;
  • Raporton shpenzimet mujore sipas qendrave të kostove
  • Zgjidh në mënyrë eficiente dhe sa më praktike emergjencat e lindura;
  • Mbulon komunikimet me kompanitë automobile mbi makinat me qira në funksion të kompanisë;
  • Përgjegjës për hartimin e udhëzimeve metodologjike të punës dhe rregulloreve që i shërbejnë stafit vartës (shoferit) me qëllimin e vetëm mirëfunksionimin e punëve;
  • Përgjegjës për adresimin dhe blerjen e aseteve për çdo punonjës të kompanisë tek departamenti i prokurimeve të grupit Real Estate.
  • Koordinimi i udhëtimeve/ transportit/ akomodimit për personelin kur nevojitet, në vend dhe jashtë vendit.
  • Përgjegjës për zbatimin e HSE , blerjen dhe plotësimin me mjete për të gjithë punonjësit që janë të ekspozuar ndaj riskut.
Eksperiencat e punës:
  • Përvojat e përgjithshme në këtë fushë jo me pak se 2 vjet në të njëjtën fushë.
Aftësi të tjera:
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
  • Të zotërojë paketën Microsoft Office;
  • Leje drejtimi automjeti (Klasi B);
  • Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësitë për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
  • Aftësi për të lëvizur në distanca të largëta me makinë, si në Shqipëri dhe në rajon;
  • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
  • Njohuri në përpilim kontratash në sipërmarrje;
  • Aftësi për të ruajtur qetësinë gjatë situatave me stres të lartë dhe për të ruajtur fokusin mbi objektivat përfundimtare.
Kushtet e Punës:
Balfin Real Estate & Hospitality është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik,
një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë link

Afati i dorëzimit
: 30/08/2023

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top