• Tirane, ofrohet vend pune Specialist IT

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Komuna Parisit | Kristal Center
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Elektrike | Elektronike
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
[h=2]Përshkrimi i Punës

CSP Sh.p.k, kërkon të punësojë 1 (nje) Inxhinier ne fushene e Tekonologjise se Informacionit, i cili do të jetë pjesë e Departamentit Teknik dhe do të angazhohet ne sistemet e integruara si me poshte:

• Sisteme Rrjetash Kompjuterik
• Sisteme Komunikimi VoIP
• Sisteme CCTV
• Sisteme Aksesi dhe Alarmesh
• Sisteme Automatizimi
• Sisteme Monitorimi dhe IoT

Njohuri dhe Pergjegjesi

• Planifikim i kapaciteteve në rrjeta, numeracionit, planifikimit të rrjetave IP, Switching and Routing.
• Monitorim i performancës dhe funksionaliteteve të rrjetave të komunikimit.
• Certifikim gradual në nivel associate dhe profesional në teknologji rrjetash me fokus komunikimin.
• Dizenjim i zgjidhjeve dhe zbatim për CCTV dhe survejim sigurie me kamera, në nivel enterprise.
• Zbatim i njohurive mbi regjistrimin dhe ruajtjen në pajisje rrjeti të regjistrimeve të sistemeve të sigurisë.
• Zbatim i teknologjive SIP për komunikimin enterprise përmes PBX, IP PBX, VideoConference, media dhe protocol gateway, hardware e software.
• Diagnostikim problematikash të shërbimeve Voice për të gjithë komponentët e zgjidhjes (LAN dhe
WAN).
• Dizenjim dhe zbatim i Integrimit të zgjidhjeve të komunikimit, monitorimit e survejimit me ambjentin IT (DHCP, IP Routing, DNS, ADDS, Firewall).
• Dizenjim i zgjidhjeve dhe zbatim për monitorim të përqendruar lokal apo remote të ambjenteve teknologjike (konfigurim i pajisjeve sensorë dhe kontrollera për monitorim dhe komunikim me pajisjet IT, servera etj).
• Sigurim i kompatibilitetit të ndërfaqeve të ndryshme të zgjidhjes.
• Komunikim me mbështetjen teknike të partnerëve teknologjikë dhe me klientin për arritjen e zgjidhjes, zbatimin e saj dhe troubleshoot.
• Dizenjim i zgjidhjeve dhe zbatim i sistemeve të kontrollit të aksesit në ambjente enterprise përmes sistemeve përkatese me akses me kartë, apo mjete të tjera.
• Testim funksional e teknik paraprak, testim funksional me klientin, dokumentim i zgjidhjeve.
• Njohuri dhe përftim e zbatim njohurish mbi sistemet operative të instalimit të platformave software përkatëse të menaxhimit e monitorimit, dhe mbi databazat mbi të cilat operojnë këto sisteme.
• Disponibilitet për punë në terren dhe punë për ndërhyrje suporti apo emergjence në rast nevoje të projekteve apo klientëve.
• Vetëveprim për zgjidhjen e çështjeve që nuk kërkojnë vendimarrje të një niveli më të lartë.
• Menaxhim dhe udheheqje teknike të grupeve të instalimit.


Kualifikimet dhe kërkesat:

• Të jetë i diplomuar në Inxhinieri Elektronike, Telekomunikacioni apo fusha të ngjashme.
• Të ketë minimumi 2 vite eksperiencë pune në pozicione tëngjashme.
• Të ketë aftësi të mira analitike.
• Të jetë i aftë të menaxhojë kohën dhe ngarkesën e punës, ne zyre dhe ne terren.
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi.
• Të ketë aftësi për të punuar në një ambjent bashkëpunues.
• Të ketë aftësi të mira të gjuhës Shqipe dhe Angleze, në lexim dhe shkrim.

Ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj të plotë duke përfshirë një letër motivimi dhe cv-në tek adresa: info@csp.al[/h]
 


Apply
Back
Top