• Tirane, ofrohet vend pune SPECIALIST IT AUDITOR

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Informatike | Programim
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
NJOFTIM PUNESIMI

Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin Specialist IT Auditor, prane Departamentit të Auditit të Brëndshëm, për Zyrën Qëndrore:

Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë:

  • Arsim i lartë në fushën e Teknologjisë së Informacionit, Informatikë – Informatikë Ekonomike;
  • Eksperiencë të ngjashme në fushën e teknologjisë së informacionit dhe programimit në institucione financiare (microfinancë, bankë);
  • Eksperiencë punë mbi 5 vjet në fushën e Informatikës ose Informatikë- Ekonomike;
  • Aftësi të mira analitike dhe komunikuese për të kuptuar dhe zbatuar objektivat e institucionit në fushën e IT – së dhe biznesit;
  • Njohuri të përgjithshme në përdorimin e sistemeve të operimit si Windows Server 2012 . LINUX, etj;
  • Njohuri të përgjithshme në teknologjitë e rrjetit si LAN, MAN, WAN, router, switches,etj;
  • Njohuri të mira në gjuhët e programimit.
  • Njohuri të mira në SQL server / Oracle;
Detyrat kryesore për të cilat do të jetë përgjegjës:

  • Të zotërojë aftësi të mira analitike, organizimi dhe të vlerësimit të kontrolleve të IT.
  • Të ofrojë aftësi të mira dhe bashkëpunuese për të punuar i pavarur dhe në grup;
  • Të mbështesë dhe drejtojë ushtrimin e vlerësimit/auditimit të proceseve të IT, në përputhje me strukturat rregullatore apo standartet bazë si ITIL, ISO 27001/02.
  • Të asistojë në hartimin e raporteve periodike të auditimit.
  • Të ofrojë aftësi të mira në mënaxhimin e kohës për të arritur afatet dhe dhënie rezultatet maksimale;
Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:

  1. Kërkesë për punësim;
  2. Curriculum Vitae;
  3. Fotokopje të Diplomës Universitare të shoqëruar më listë notash;
  4. Dëshmi të ndryshme kualifikimi;
  5. Referencë punë nga punëdhënësi i fundit;
  6. Fotografi (1 copë);
Dokumentacioni i kërkuar të dërgohët me email brënda datës 21 Nentor 2023 në adresën tonë zyrtare të Institucionit sa më poshtë:
- mfi@besa.org.al
Për çdo informacion tjetër mund të vizitoni faqen tonë zyrtare në internet www.fondibesa.com.
 


Apply
Back
Top