• Tirane, ofrohet vend pune Specialist i Sektorit të Produkteve & Proceseve të Depozitave dhe Sigurimeve

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Specialist i Sektorit të Produkteve & Proceseve të Depozitave dhe Sigurimeve

Qyteti / Dega: Tiranë
Afati i fundit per aplikim eshte: 26 Maj 2023

Departamenti: Departamenti i Zhvillimit të Biznesit Individë
Kualifikimi i kërkuar:
• Diplome universitare, preferohet Ekonomik
• Të ketë eksperiencë bankare 3-5 vjecare. Preferohet eksperienca në fushën e bankingut retail dhe/ose produktet e depozitave/sigurimeve.
• Të ketë dëshirën për të punuar me departamente të tjera/palë të treta dhe i/e orientuar drejt punës në grup.
• Të jetë i/e vetëmotivuar dhe energjik duke kërkuar mbikqyrje minimale nga eprori
• Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe i/e aftë të komunikojë dhe arsyetojë në gjuhën angleze.
• Aftësi të mira analitike dhe interpretuese të rezultateve dhe statistikave të ndryshme;
• I/E vendosur, i gatshëm për të pranuar sfida të reja dhe për t’i implementuar ato me perkushtim dhe entuziazem të dukshëm;
• Aftësi të shkëlqyera në paketën Office sidomos në Databazen Excel dhe PP, si për prezantime ashtu edhe për përpunim të tyre.
• License ne brokerim per tregun e sigurimeve (e preferueshme)

Detyrat Kryesore dhe Përgjegjësitë:
• Zhvillimi dhe mirëmbajtja e të gjitha produkteve të depozitave dhe sigurimeve për segmentet e klientëve individë në perputhje me nevojat e tyre dhe objektivat e bankës.
• Kontribuon në procesin e përmirësimit dhe pasurimit të portofolit të produkteve të bankës që ofrohet për klientët individw.
• Mirëmban informacion të përditësuar për tregun dhe konkurentet dhe nxjerr konkluzionet e nevojshme.
• Përgatit raporte në baza të rregullta kohore për ecurinë e portofolit të depozitave & sigurimeve dhe nxjerr konkluzionet e nevojshme për të qenë në linje me arritjen e objektivave.
• Mbështetje e vazhdueshme e rrjetit të degëve me cdo lloj informacioni apo raportimi të kërkuar prej tyre.
• Merr pjesë në projekte që lidhen me zhvillimin e produkteve të reja , proceseve përkatëse dhe implementimin e tyre në lidhje me Depozitat dhe Sigurimet.
• Sigurimi i respektimit të kuadrit rregullator shqiptar për ndërmjetësimin në veprimtarinë e sigurimeve;
• Mbikëqyr dhe siguron raportimin e saktë tek shoqëritë e sigurimit dhe tek Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.
• Të monitorojë procesin e pagesave të primeve të policave të sigurimit të klientëve me degët.
• Monitoroni të ardhurat nga procesi i ndërmjetësimit dhe rakordoni me kompanitë e sigurimit dhe degët.
• Mbani kontakte të vazhdueshme me degët gjatë procesit të raportimit dhe monitorimit.
• Përgatit materialet e trajnimeve dhe trajnon rrjetin e degëve për produktet e reja të depozitave/sigurimeve ose ndryshimet në produktet ekzistuese.
• Analizë dhe implementim i ndryshimeve në legjislacione dhe rregulore që impaktojnë produktet apo transparencën e informacionit si edhe raportime rregullative, me frekuenca të rregullta apo në bazë të kërkesave specifike
• Përgjegjës për përditësimin me ndryshimet më të fundit që ndodhin në produktet dhe shërbimet e konkurrentëve dhe në mbledhjen e informacionit rreth konkurrencës në një sërë burimesh.
• Informon linjën drejtuese përkatëse në çdo moment që vërehet një përditësim i tillë i konkurrencës në treg.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën e email-it humanresources@otpbank.al. Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top