• Tirane, ofrohet vend pune Specialist i Rrjeteve Sociale

Hybrid Center eshte Qendra e pare profesionale ne Shqiperi qe jep zgjidhje per - Hotele-Restorante, Bare, Vila, Komplekse, Qendra Biznesi etj, operon ne fushten e kondicionimit, paneleve fotovoltaike, kuzhinat profesionale, lavanderi, arredime hotelesh, pllaka, hidrosanitare, bojra etj

Hybrid Center si pjesë e Globe Group kërkon të punësojë:

Specialist i Rrjeteve Sociale

Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Menaxhon dhe zhvillon llogaritë e rrjeteve sociale të shoqërisë (FB, LinkedIN, Instagram, etj.);
  • Promovon në të gjitha rrjetet sociale të gjitha aktivitetet e shoqërisë;
  • Bashkëpunon me grafikën për realizimin e fotove për story dhe postime;
  • Poston materialet promocionale (foto dhe video);
  • Monitoron prezencën dhe performancën e rrjeteve sociale të shoqërisë;
  • Komunikon në mënyrë etike me ndjekësit si dhe kujdeset t'ju përgjigjet të gjitha kërkesave që vijnë nëpërmjet rrjeteve sociale;
  • Përditësohet me të rejat më të fundit të rrjeteve sociale;
  • Raporton mbi ecurinë e rrjeteve sociale;
  • Sugjeron plane për të rritur audiencën e rrjeteve sociale;
  • Monitoron media-planet e përcaktuara më parë nga shoqeria;
  • Realizon detyra të tjera që mund ti kërkohen, sipas rastit;

Kërkesat:
  • Të ketë mbaruar Arsimin e lartë (përbën avantazh dega Marketing);
  • Të njohë programet e dizajnit;
  • Të ketë eksperiencë në pozicione punë të ngjashme që kanë lidhje me komunikimin, mirëmbajte apo menaxhim të rrjeteve sociale, etj;
  • Të ketë aftësi të mira në njohjen e të drejtës digjitale të krijuesit, aftësi të mira në dizajn, etj;
  • Të ketë aftësi ndërvepruese dhe organizative;
  • Të jetë i vëmendshëm ndaj detajeve;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të jetë njohës i mirë i gjuhës së shkruar dhe të folur;
  • Të jetë aktiv dhe të përcjellë frymë pozitive në dinamikën e grupit;
  • Të jetë njohës i mirë i Microsoft Office;
  • Të ketë njohuri shumë të mira (të folur dhe të shkruar) të gjuhës Shqipe dhe asaj Angleze.

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të me fotografi në adresën elektronike: hr@globegroup.al ose kontaktoni ne nr. +355674021523 brenda datës 24 Mars 2024.

Jeni të lutur të përcaktoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni në email-in e dërguar.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Adresa: “Autostrada Tirane-Durres, Km 11, Godina "Hybrid", Kati 0, Kashar” (ish – Godina Emigres)

www.hybrid.al / www.globegroup.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top