• Tirane, ofrohet vend pune Specialist i Qendrës së Kontaktit

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Specialist | Banke / Sigurime
Gjuha
Kush jemi ne?

ProCredit Bank është një bankë tregtare e orientuar drejt zhvillimit dhe e fokusuar në ofrimin e zgjidhjeve digjitale për klientët tanë. Punojmë për të ofruar shërbim cilësor për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, sepse jemi të bindur që këto biznese krijojnë numrin më të madh të vendeve të punës dhe u japin një kontribut thelbësor ekonomive në të cilat operojnë. Ne promovojmë kulturën e kursimit dhe përgjegjësinë financiare, duke ofruar shërbime të thjeshta depozituese për klientët tanë, shërbime online dhe duke investuar burime të konsiderueshme në edukimin financiar, si për klientë biznesi ashtu edhe individë privatë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:


  • Të sigurojë një komunikim efektiv me klientët në përputhje me standardet dhe objektivat e bankës.
  • Të menaxhojë telefonatat, e-mail-et e nisura nga klientët ose të pajisura nga banka.
  • Të koordinojë proceset e nevojshme për të arritur zgjidhjen e problemit/ kërkesës së klientëve sipas standardit të bankës.
  • Përgjegjës për procesin e njoftimit/ informimit të klientëve për fushata promocionale me funksion zhvillimin e bizneseve.
  • Propozon dhe rekomandon përmirësime të procedurave/ proceseve të rishikuara nga këndvështrimi i kujdesit ndaj klientit.

Apliko duke dërguar CV-në tënde deri në dt. 15 Qershor, në: burime.njerezore@procredit-group.com me subjekt "Specialist i Qendrës së Kontaktit".
 


Apply
Back
Top