• Tirane, ofrohet vend pune Specialist i Marjes ne Sigurim

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Specialist | Banke / Sigurime
Gjuha
Funksioni: Specialist - Drejtoria e Përgjithshme - Tiranë: 3 vende pune
Drejtoria: Drejtoria e Marrjes në Sigurim dhe Risigurimeve

1. Qëllimi i përgjithshëm i pozicionit të punës
Kryerja e aktivitetit teknik të marrjes në Sigurim dhe kontrolli i këtij procesi për njësitë e tjera të shoqërisë; realizimi i shitjeve për klientët e Drejtorisë së Përgjithshme për të gjitha produktet.

2. Detyrat kryesore

  • Merret me veprimtaritë e marrjes në sigurim për klientë të strukturave qendrore dhe vendore;
  • Grumbullon dhe analizon informacionin paraprak dhe kryen vlerësimin e riskut;
  • Realizon përgatitjen e ofertave;
  • Plotëson dokumentacionin e marrjes në sigurim;
  • Përgatit kontratat e sigurimit dhe dokumentat e marrjes në sigurim;
  • Përgatit dokumentacionin përkatës dhe ndjek realizimin e procesit të bashkësigurimeve, lidhjes se kontratave, marrëveshjeve të bashkëpunimit dhe faturimit;
  • Ndjek procedurat e rinovimi të kontratave;
  • Ndjek kryerjen e pagesave të primeve;
  • Kryen inspektime dhe përgatit raportet përkatëse të inspektimeve për strukturat qendrore dhe vendore, sipas nivelit të kompetencave;
  • Mbështet strukturat vendore për zgjidhjen e problemeve që mund të hasin gjatë veprimtarive të tyre të shitjes;
  • Krijon paketa të ndryshme të personalizuara për klientët, pas një analize të portofolit të tyre të sigurimeve;
  • Bën marketing te klientë të ndryshëm përmes kontakteve të ndryshme të fituara nga kolegët dhe klientët ekzistues;
  • Administron të dhëna/statistika dhe kryen analiza dhe raportime për shitjen dhe marrjen në sigurim;
  • Përgatit shkresa me përgjigje dhe konfirmime për institucione dhe banka;
  • Përgatit produkte të reja dhe rishikimin e kushteve të përgjithshme të produkteve ekzistuese, sipas kërkesave;
  • Përgatit materiale për trajnime.

3. Kriteret;

  • Të ketë përfunduar studimet master shkencor/profesional në fushat Ekonomi, Marketing, Inxhinieri, Informatike, Drejtësi. (Kandidatet me mesatare mbi 9 në studimet bachelor/master, të kenë të pakten 2 vjet experiencë pune);
  • Të zotërojë gjuhën angleze;
  • Eksperiencë pune të paktën 5 vjet;
  • Të ketë njohuri në përdorimin e kompjuterit dhe programeve bazë;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe pune në grup.



Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
– Fotokopje të diplomës
– Curriculum Vitae (Cv)
– Fotokopje të Librezës së Punës
– Dëshmi kualifikimi të ndryshme
Dokumentet duhen dorëzuar pranë adreses se emailit burime.njerezore@eurosig.al
 


Apply
Back
Top