• Tirane, ofrohet vend pune Specialist i Kërkimit të Tregut

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Supervizor
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e BALFIN Group dhe mbulon shërbime shitje dhe marketing në fushën e Real Estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.

Balkan Finance Investment Group, Balfin Group është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale

Pozicioni: Specialist i Kërkimit të Tregut
Departamenti: Marketing
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit:
Specialisti i Kërkimit të Tregut është përgjegjës për zhvillimin dhe menaxhimin e të gjitha kërkimeve dhe studimeve të tregut në baza periodike si dhe sipas kërkesave, por pa u kufizuar vetëm në industrinë e Real Estate dhe turizëm. Specialisti i Kërkimit të Tregut duhet të jetë në gjendje të analizojë në mënyrë autonome të dhëna cilësore, tendenca, strategji dhe konkurrencën në rang kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar.

Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore:

  • Zhvillimi i kërkimeve periodike dhe sipas kërkesave (AdHoc);
  • Monitorim i vazhdueshëm i projekteve të konkurrencës dhe njoftimi në kohë reale mbi zhvillimet përkatëse në treg dhe industri;
  • Kërkimi dhe gjetja e bashkëpunëtorëve potencialë për zhvillimin e biznesit brenda dhe jashtë Shqipërie;
  • Përgatitja e prezantimeve të ndryshme lidhur me Real Estate, Hospitality dhe fusha lidhur me to;
  • Përgatitje e raportimeve lidhur me aktivitetet marketing;
  • Konceptimi i pyetësorëve;
  • Bashkëpunimi me providers për realizimin e kërkimeve të tregut dhe kërkimeve marketing (mystery shopping, UA survey, etj);
  • Zhvillim i detyrave Ad-Hoc sipas kërkesave;
  • Cakton fushat e kërkimit për të cilat kompania mund të ketë nevojë për më shumë informacion;
  • Mbledh, regjistron dhe analizon të dhënat duke përdorur metoda tradicionale dhe moderne për mbledhjen e tyre;
  • Prezanton rezultatet dhe konkluzionet e kërkimit tek palët e interesuara;
  • Përdor rezultatet e kërkimit për të përpiluar raporte;
  • Bashkëpunon me skuadra të tjera, grupe pune, kompani partnere dhe institucione;
  • Kupton objektivat e biznesit dhe harton sondazhe/pyetësorë për të zbuluar perspektivën e preferencave të klientëve.
Eksperiencat e punës:

  • Të ketë eksperiencë në kërkime tregu, kërkime marketing.
Aftësi të tjera:

  • Të ketë eksperiencë në përdorimin e teknikave kërkimore;
  • Aftësi shumë të mira të menaxhimit të situatave;
  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe prezantim;
  • Aftësi në menaxhimin e një sërë detyrave njëherazi;
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës shqipe dhe asaj angleze. Përbëjnë avantazh gjuhët e tjera;
  • Njohje e avancuar e programeve kompjuterike Excel dhe PowerPoint;
  • Aftësi për të punuar nën presionin e afateve të ngushta dhe volumit të punës;
  • Fleksibilitet për të punuar përtej orarit zyrtar të punës.
Kushtet e Punës:
Balfin Real Estate & Hospitality është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë link
Afati i dorëzimit
: 10/10/2023
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top