• Tirane, ofrohet vend pune Specialist Administrimi dhe Raportimi

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Burime njerezore - HR
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e BALFIN Group dhe mbulon shërbime shitje dhe marketing në fushën e real estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Specialist Administrimi dhe Raportimi
Lloji i kontratës: e përkohshme / 6 – 8 muaj (zëvendësim leje lindje)
Departamenti: Burime Njerëzore dhe Logjistikë
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit:

Specialisti i Administrimit dhe Raportimit është përgjegjës për të mbuluar me sukses të gjitha detyrat operacionale dhe administrative të departamentit të Burimeve Njerëzore.

Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore:

• Përgatit dhe menaxhon procesin e pagave;
• Përgatit listpagesën për dietat e punonjësve;
• Përgatit buxhetin e departamentit dhe e monitoron vazhdimisht atë për të siguruar që shpenzimet janë brenda kostove të buxhetuara;
• Përgatit raportime mujore tek Dep. i Financës për pagat, shpërndarja sipas qendrave të kostove;
• Analizon tejkalimet apo kursimet me buxhetin për cdo qendër kosto-je;
• Ndjek procesin e vlerësimit të performancës;
• Përgatit dhe proceson deklarimet në sistemin tatimor;
• Përgatit të gjithë dokumentacionin e kërkuar në rastet e inspektimeve nga zyrat e punës;
• Përgatit dokumentacionin përkatës dhe kryen aplikimet online për leje pune dhe qëndrimi për forcën e huaj punëtore;
• Përgatit raporte ditore dhe mujore të të gjitha ndryshimeve të stafit;
• Përgatit formularët & shtojcat e kontratave për procesin e promovimit ose transferimit të punonjësve;
• Përgatit kontratat e punës, emërimet dhe plotëson me korrektësi dosjen e punonjësit me të gjithë dokumentacionin e kërkuar;
• Përgatit masat disiplinore;
• Ndjek procesin e zgjidhjeve të marrëdhënieve të punës;
• Përgatit listëpagesat e raporteve të sëmundjes dhe të lindjes dhe dërgon dokumentacionin në ISSH;
• Ndjek dhe evidenton lejet e zakonshme të punonjësve, kryen regjistrimet në ‘database’;
• Përgjegjës për të përpunuar të dhënat e punonjësve në ‘HR Software’;
• Përgatitja e raportimeve në lidhje me HR Metrics;
• Përgjegjës për të informuar të gjithë punonjësit për procedurat e departamentit të BNJ;
• Përgatit dhe mirëmban databazën e benefiteve për çdo pozicion;
• Përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave të punonjësve.

Aftësi dhe Kualifikime:
• Diplomë e Arsimit të lartë/Bachelor, Fakulteti Ekonomik;
• Minimumi 2 vite eksperiencë pune në BNJ;
• Eksperienca në të njëjtin pozicion do të përbënte avantazh;
• Aftësi shumë të mira në përdorimin e programeve të paketës MS Office;
• Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës dhe prioritizimit të detyrave;
• Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve;
• Aftësi shumë të mira komunikimi verbal dhe të shkruar në anglisht dhe shqip;
• Aftësi të shkëlqyera organizative, planifikuese dhe analitike;
• Person kreativ, i/e aftë për të sugjeruar përmirësime dhe optimizime të procesit.

Kushtet e Punës:

Balfin Real Estate & Hospitality është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë link.

Afati i dorëzimit: 20/09/2023

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top