• Tirane, ofrohet vend pune Software Team Leader

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
9 Stacioni Trenit | Zogu i Zi
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Informatike | Programim
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Qendra Ndërinstitucionale e Rrjetit Akademik Shqiptar, institucion i arsimit të lartë, shpall vendin vakant për pozicionin “Software Team Leader”.

Kandidati fitues do të mbulojë detyrat që vijojnë:
  • Të drejtojë ekipin drejt zhvillimit të aplikacioneve
  • Të udhëheqë dhe të monitorojë ekipin duke ofruar mbështetje teknike
  • Të bashkëpunojë me menaxherin e projekteve për t’u siguruar që kërkesat janë zhvilluar siç duhet
  • Të jetë i aftë të vlerësojë afatet kohore të projektit
  • Të përgatisë raporte, manuale dhe dokumenta të tjerë mbi statusin, funksionimin dhe mirëmbajtjen e software-it
  • Të studiojë mbi teknologjitë e reja të kohës
  • Të studiojë mbi përmirësimin e cilësisë së punës
  • Të mbledhë dhe të përmirësojë specifikimet dhe kërkesat bazuar në nevojat teknike
Kriteret e veçanta për kandidatët:
  • Diplomë universitare në Shkenca kompjuterike, Informatikë
  • Mbi 4 vite eksperiencë si software developer
  • Të ketë eksperienca të mëparshme në një pozicion drejtuesi
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe pune në grup
  • Njohuri shumë e mirë e gjuhës angleze
Kualifikimet dhe eksperiencat që preferohen, njohuri mbi:
  • Object Oriented Programming
  • Python, Django / Java / C#
  • REST API
  • Git
  • PostgreSQL / SQLServer / MySQL / Oracle
  • HTML, CSS, JS, Angular
Të interesuarit të dërgojnë CV te recruiting@rash.al
me subjekt: Software Team Leader brenda datës 30 Prill 2023
 


Apply
Back
Top