• Tirane, ofrohet vend pune shofer

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
9 Stacioni Trenit | Zogu i Zi
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shofer
Gjuha
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Përshkrimi

Smart Processes shpk është një kompani lider prej një periudhe prej me shumë se 10 vjetësh në fushën e informacionit dhe telekomunikacionit në Shqipëri. Smart Processes shpk ofron shërbime në zhvillimin e programeve dhe aplikacioneve të të gjitha kategorive dhe profileve. Kompania jonë ka krijuar produkte dixhitale funksionale për t'u dhënë zgjidhje të thjeshta edhe problemeve me komplekse.
Ne punojmë çdo ditë për të dhënë zgjidhje që asistojnë bizneset dhe organizatat e tjera të huaja ose të vendit të ofrojne menaxhim efikas dhe përvoja të paharrueshme, duke u bazuar në platformat fleksibël që kemi krijuar.

Smart Processes shpk ofron vend pune ''Shofer'' prane zyrave te kompanise tone.

Detyrat:
Transportin e punonjësve dhe të Drejtorit në pjesë të ndryshme të qytetit ose jashtë tij,nëse kërkohet;
Dorezimi i mallrave dhe dokumentave të ndryshem te klienti.
Ndjekjen e dokumentave të makinës , servisimin e makinës, larjen dhe riparimin e saj;
Zbaton dhe respekton procedurat në fuqi dhe rregulloren e brendshme të kompanisë;
Raporton tek përgjegjësi mbi punët dhe problematikat e hasura.

Kualifikimet:
Mosha: Nga 23 deri 35 vjec;
Të kete përfunduar arsimin e mesëm.

Aftësitë:
Te jete i rregullt dhe korrekt me orarin e punes;
Te jete i sjellshem dhe i komunikueshem;
Te disponojë patentë automjeti të klasit B;
I gatshem per levizje jashte Tirane dhe ne destinacione tjera .
Të jetë i disponueshëm për të punuar me kohe te plote.

Dërgoni CV-në tuaj tek adresa e email info@smartprocesses.net brenda datës 10 Tetor 2023.
 


Apply
Back
Top