• Tirane, ofrohet vend pune Shofer/Logjist

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shofer
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience

Shpallje për pozicion vakant pune
Data e hapjes: 16 Nëntor 2021
Data e mbylljes: 25 Nëntor 2021
Titulli i pozicionit: Shofer/Logjist
Vendi: Tiranë
Orë pune: Me kohë të plotë
Mbikqyrës: Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit

Kontekst
Fondacioni “Ndihmë për Fëmijët” (NPF) është një organizatë jo-fitimprurëse e shoqërisë civile, që punon në nivel strategjik dhe zbatues në fushën e gjithëpërfshirjes sociale dhe arsimore, fuqizimit ekonomik dhe vetmobilizimit të grupeve në nevojë dhe mbështetjen e qeverisjes vendore në planifikimin, menaxhimin dhe ofrimin e shërbimeve të integruara sociale efikase që synojnë nxjerrjen nga varfëria të ketyre grupeve.
NPF përmbush misionin e saj përmes zbatimit të projekteve te dedikuara, të mbështetura nga donatorët dhe në bashkëpunim të ngushtë me pushtetin vendor e vetë përfituesit.
Zbatimi i këtyre projekteve, përvec të tjerave, ka nevojë për burime njerëzore të kualifikuara, me eksperiencë, aftësi profesionale relevante dhe përkushtim ndaj misionit të organizatës.
Në këtë fazë, në mbështetje të implementimit te projektve, NPF po kërkon të rekrutojë një profesionist në pozicionin e shofer/logjist.
Funksionet bazë të pozicionit:
Personi që do të mbajë pozicionin e shoferit/logjist pritet të sigurojë përmbushjen e nevojave për transport dhe sherbime logjistike për projektet dhe zyrën qëndrore të Fondacionit. Aplikanti që do të përzgjidhet do të:
  • Kryejë funksionin e shoferit dhe logjistit për nevoja të projekteve/zyres;
  • Mbajë dhe përgatisë planin e lëvizjeve te automjetit të zyrës dhe të mbajë librin e makinës/udhetimeve;
  • Kryejë inspektimin ditor te automjetit ne lidhje me karburantin, ujin, vajin, gomat dhe ndonje demtim apo mirembajtje të nevojshme;
  • Sigurojë mbajtjen pastër dhe të rregullt të automjetit;
  • Raportojë në lidhje me cdo incident që mund të afektojë sigurinë e makinës;
  • Inspektojë makinën dy herë në javë;
  • Jetë pergjegjës për transportin dhe dorëzimin në destinacion të materialeve/pajisjeve të ndryshme;
  • Supervizojë punime për mirëmbajtje të zyrave nga palë të treta;
  • Kryejë detyra të tjera që mund ti kërkohen në mënyrë të arësyeshme apo të rastësishme për mbarëvajtjen dhe maksimizimin e funksioneve të zyres.
Kualifikime të nevojshme dhe aftësi ndërpersonale:
  • Arsim i mesëm i detyrueshëm;
  • Patentë shoferi të vlefshme;
  • Të jetë familjar me pajisjet GPS;
  • Njohje e rrugëve kombëtare;
  • Aftësi për të menaxhuar stresin në raste situatash stresuese të dhënies së makinës (trafik i ngarkuar);
  • I besueshëm dhe i përpiktë;
  • Fleksibilitet për te punuar në orare të ndryshme (mbrëmje apo fundjavë);
  • Aftësi për të punuar i pa varur si edhe në grup;
  • Sjellje pozitive;
  • Aftësi të mira komunikuese.
Eksperiencë: Eksperiencë pune të paktën tre vite.
Gjuhët: Shqip; Gjuha angleze përbën avantazh.
Aplikimi:
Individët që zotërojnë këto cilësi duhet të dorëzojnë:
1. Curriculum Vitae;
2. Letër motivimi ku të përshkruajnë motivacionin dhe se si cilësite e tyre janë relevante për pozicionin;
3. Dy letra rekomandimi;
Dërgoni aplikimin online në: NPFTirana@icc-al.org, jo më vonë se 25 Nëntor 2021.
Fondacioni “Ndihmë për Fëmijët” ofron mundësi të barabarta punësimi pa dallime gjinie, etnie dhe fetare.
 


Apply
Back
Top