• Tirane, ofrohet vend pune Shofer brenda dhe jashte vendit

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shofer
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Supermarketi BioJu, pjesë e Grupit Kadiu, është i vetmi supermarket në Shqipëri i fokusuar në tregëtimin e produkteve Bio te çertifikuara nga vendet e origjinës në Europën Perëndimore.
Cilësia për ne nënkupton në radhë të parë shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve tanë, sikurse përmbushjen e përgjegjësive sociale dhe mjedisore në të gjithë zinxhirin e prodhimit dhe furnizimit.
Për punonjësit tanë, ne jemi një punëdhënës i përgjegjshëm dhe i konsoliduar. Për partnerët tane ne jemi një partner korrekt dhe i ndershëm në biznes.

Aktualisht kompania jonë, po kërkon të punësojë punonjës në pozicionin e Shoferit.

Përgjegjësitë e pozicionit:

  • Bën transportimin e mallrave nga furnitoret jashte shqiperie;
  • Bën transportimin e mallrave nga magazina qendrore nëpër pikat e shitjes sipas porosive të magazinierit dhe nevojave të kompanisë;
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e makines se dhene ne ngarkim, produkteve dhe mirorganizim e tyre;
  • Ndihmon në transportimin, ngarkimin dhe shkarkimin e produkteve, duke përdorur dhe të gjitha pajisjet ndihmëse të blera nga kompania për këtë detyrë si transpaleta, pirun apo automjete;
  • Kujdeset te kete gjithnje dokumentat e nevojeshme, faturen e shoqerimit me vete kur leviz me makine per shperndarjen e mallrave;
  • Dorëzon personalisht tek magazinieri të gjitha faturat për të evituar humbjen e faturës;
  • Realizon çdo detyrë shtesë të ngarkuar nga eprorët.
Kriteret dhe aftësitë e kërkuara:

  • Minimumi 2 vite eksperiencë të mëparshme në këtë pozicion;
  • Të zotëroj patentë të klasit B, klasi C përbën avantazh;
  • Të ketë mbaruar arsimin e mesëm;
  • Mosha nga 30 deri në 50 vjeç
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV në adresën e emailit: [B]hr@bioju.al[/B] brenda datës 30/11/2023 ose të kontaktoj në numrin e telefonit 0697006528.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
 


Apply WhatsApp
Back
Top