• Tirane, ofrohet vend pune Shites Key Account

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shitese | Kasiere
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
Agna Group po kërkon njerëz energjikë e të vendosur, që i shikojnë sfidat si mundësi, të gatshëm për tu përballur çdo ditë me dinamikat e tregut dhe që e kanë pasion shitjen dhe punën në terren në pozicionin:

Shitës Key Account

Detyrat kryesore:


  • Krijon, zhvillon dhe mban marrëdhënie të mira me klientët, distributorët dhe aktorët e tjerë në treg
  • Realizon objektivat e shitjes, këshillon dhe gjen zgjidhje për klientët
  • Kujdeset për brandet dhe imazhin e kompanisë në treg
  • Njeh problemet apo mundësitë e tregut dhe ofron zgjidhje kreative
  • Informohet për konkurrentët dhe raporton bazuar në standardet e kompanisë
  • Përkrah dhe nxit shitjen e produkteve të reja dhe zbaton standardet merchandising
  • Mbështet me entuziazëm çdo aktivitet të organizuar nga kompania
  • Përditëson njohuritë dhe zhvillohet profesionalisht


Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë
  • Të ketë gatishmëri të lartë për t’i shërbyer klientëve
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi
  • Të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale
  • Të ketë vetëbesim dhe motivim të lartë
  • Të ketë këmbëngulje dhe fokus tek objektivat
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze
  • Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office
  • Leje drejtimi automjeti


Dërgoni CV në hr@agnagroup.com
Afati i aplikimeve: 25.07.2023
 


Apply
Back
Top