• Tirane, ofrohet vend pune Shitëse

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 QTU | Kashar | Casa Italia
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shitese | Kasiere
Gjuha
Përshkrimi

Fashion Group Albania operon në Shqipëri dhe është pjesë e BALFIN Group. E specializuar në shitjen me pakicë të veshjeve dhe aksesoreve, FGA ka ekskluzivitetin në Shqipëri për një numër markash ndërkombëtare për veshjet si Prenatal, Mango, Okaidi, Geox, Aldo, Springfield, Carpisa, Parfois, Cortefiel, Women’s Secret.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.


Pozicioni: Shites/e
Njesia: Parfois QTU
Vendndodhja: QTU, Kashar
Përmbledhja e Pozicionit:
Aktualisht po kërkojmë dhe mirëpresim të rinj të talentuar që ju pëlqen dinamika për t’iu bashkuar ekipit të Fashion Group Albania në dyqanin e Parfois brenda QTU. Kandidati i përzgjedhur do të jetë përgjegjës për shërbimin ndaj klientit dhe krijimin e një ambienti te rregullt dhe mikpritës.


Detyrat

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kujdeset për shërbimin ndaj klientit dhe sigurohet që të plotësojë çdo kërkesë të tij;
  • Realizon objektivat e përcaktuara nga kompania për shitjet e produkteve;
  • Kryen proçesin e hapjeve në kohë të koleksioneve të reja;
  • Kontrollon artikujt çdo ditë dhe bën zëvëndësimin e masave të tyre;
  • Suporton në proçesin e reklamimit të produkteve në dyqan sipas udhëzimeve të Brand-it;


Kualifikimet

Kualifikimet

  • Të ketë mbaruar shkollën e mesme;
  • Të punojë në grup dhe të ketë iniciativë;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Njohuritë në gjuhë të huaja përbëjnë avantazh;
  • Eksperiencë pune në shitje në kompani me aktivitet të ngjashëm është avantazh;


Shënime

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre brenda datës 24.11.2023 në adresën; hr@fashiongroup.al

Ju lutem kini prarasysh që vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen.

Të dhënat tuaja personale, të cilat dergohen nga ju vullnetarisht si përgjigje ndaj kësaj shpallje për vend të lirë pune, mblidhen dhe përpunohen, manualisht dhe/ose elektronikisht, nga Fashion Group Albania shpk, me qëllim vlerësimin e përshtatshmërisë tuaj për t’u punësuar në këtë vend pune.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.





Cel. : hr@fashiongroup.al
 


Apply
Back
Top