• Tirane, ofrohet vend pune Shef/e Finance

Përshkrimi
Grupi i Shoqërive Anchor është lider në sektorin e ndërtimit ku aktiviteti i tij konsiston në zbatimin e projekteve të ndryshme ndërtimore, prodhimin dhe tregtimin e materialeve të ndërtimit, etj.,
Me një rritje të shpejtë në treg, Grupi Anchor ka zgjeruar zbatimin e projekteve të ndryshme ndërtimore dhe për shkak të këtij zgjerimi të vazhdueshëm është në kërkim të një personi energjik dhe me dëshirë për rritje profesionale në pozicionin e Shef/e Finance.
Detyrat:

  • Eshtë përgjegjës për përgatitjen e informacionit financiar përkatës të Shoqërisë si dhe menaxhon regjistrimin e te gjitha të dhënave financiare në sistemin kontabël të Shoqërisë, duke u bazuar në informacionin e pasqyruar në kontrata, fatura shitje dhe blerje, arka, lëvizjet bankare, etj.;
  • Kontrollon miratimin dhe përpunimin e të ardhurave dhe shpenzimeve si dhe mirëmbajtjen e llogarive.
  • Analizon kontrollin e kostos dhe shpenzimet.
  • Kontrollon regjistrimin e veprimeve bankare në raport me arkën;
  • Përgatit listëpagesat në bazë të monitorimit të prezencës;
  • Verifikon dokumentacionin mbështetës për faturat në sistemin e kontabilitetit;
  • Monitoron klientët dhe furnitorët për detyrimet;
  • Asiston në koordinimin e të gjitha proceseve me palët e treta për cështjet financiare të Shoqërive të Grupit;
  • Përgatit deklarimet dhe rakordimet në lidhje me marredhëniet me administratën publike;
  • Merret me funksionet dhe detyrat kryesore ne lidhje me marrëdhënien e Shoqërisë me organet tatimore dhe instancat e tjera shtetërore;
  • Kryen funksionet dhe detyrat kryesore në lidhje me veprimtaritë financiare të Shoqërive të Grupit;
  • Kryen funksionet dhe detyrat kryesore në lidhje me përgatitjen e pasqyrave financiare të Shoqërive të Grupit si dhe raportimin periodik te Ortakët.
  • Siguron që të dhënat janë mbajtur në përputhje me standardet e pranuara të auditimit.
Kualifikimet:
  • Të ketë Diplomë Universitare në Shkencat Ekonomike, preferohet në Financë-Kontabilitet.
  • Preferohen kandidatë me eksperiencë pune në sektorin e ndërtimit dhe që kanë të paktën 5 vite eksperiencë në këtë fushë;
  • Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office, Financa 5, Alpha, si dhe çdo tjetër programi në fushën e financës;
  • Do të kenë përparësi personat që kanë njohje të mirë të gjuhës Angleze dhe/ose Italiane;
  • Të ketë aftësi menaxheriale, planifikuese, organizuese dhe komunikuese;
  • Aftësi të sakta raportimi / vemendje ndaj detajeve / aftësive matematikore;
  • Të jetë person korrekt, të bashkëpunojë me kolegët, i organizuar dhe orientuar drejt realizimit të detyrave ne mënyrë të saktë dhe brenda afateve të përcaktuara;
  • Të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të përmbushë detyrimet e punës.
  • Të ketë aftësi shumë të mira analitike dhe në menaxhimin dhe motivimin e stafit.
Ofrohen Kushte shume te mira pune si dhe Page e kënaqshme.
Të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV e tyre në adresën info@anchorinvestments.al
 


Apply
Back
Top