• Tirane, ofrohet vend pune Senior Leasing Specialist

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e Grupit BALFIN dhe mbulon shërbime shitje dhe marketing në fushën e Real Estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit, duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Senior Leasing Specialist
Departamenti: Asete dhe Shërbime
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit:
Senior Leasing Specialist është përgjegjës për zhvillimin komercial dhe menaxhimin e kontratave të Programit Renting ndërmjet banorëve dhe Balfin Real Estate & Hospitality. Negocion marrëveshje dhe zhvillon plane renting dhe komerciale për të identifikuar klientët e rinj/potencial, për të maksimizuar të ardhurat në përputhje me planin e biznesit.

Detyrat Dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Harton KPI mbi të ardhurat dhe mbi qiradhënien, në raporte periodike ose sipas kërkesave;
  • Krijon bazën e të dhënave të brandeve/ bizneseve FB dhe Retail, bashkëpunëtorë ose potencial;
  • Përpilon buxhetin e të ardhurave nga qiratë, promocionet, etj.
  • Ndjek me detaje planin e aprovuar të planit të biznesit. Zhvillon dhe jep ide mbi strategjinë e qiradhënies;
  • Kryen formulimin dhe përditësimin e bazës së të dhënave për kontratat e qirasë, promocionet etj.;
  • Mirëmban dhe përditëson bazën e të dhënave të kontratave të qirave/promocioneve;
  • Drejton negociata me palët e interesuara për marrjen me qira të objekteve/hapësirave të ndryshme;
  • Zhvillon takime informimi dhe negocimi me palë të ndryshme;
  • Kryen raporte javore për statusin e negocimeve;
  • Përpilon dhe transmeton tek palët njoftimet që lidhen me kontratat në fuqi;
  • Koncepton dhe udhëzon zhvillimin e zonave të ndryshme komerciale, lifstyle etj.;
  • Harton dhe zhvillon plane biznesi për zhvillimin e aseteve të ndryshme me profil komercial.
Eksperiencat e Punës:

  • Të ketë eksperienca të ngjashme pune në këtë profil.
Aftësi Të Tjera:

  • Diplomë në Drejtësi, Menaxhim ose në Financë;
  • Aftësi për të menduar me qetësi dhe qartësi, për të trajtuar problemet në mënyrë profesionale;
  • Aftësi shumë të mira negociuese;
  • Eksperiencë në shitje;
  • Kryen punën me saktësi, shpejtësi dhe vëmendje ndaj detajeve;
  • Aftësi për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit të klientëve;
  • Aftësi komunikimi të qarta dhe të detajuara;
  • Aftësi për zgjidhjen e konflikteve dhe menaxhimin e problemeve;
  • Aftësi për të ndjekur tërësisht udhëzimet dhe për të punuar me mbikëqyrje minimale;
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze. Gjuhë të tjera të huaja përbëjnë avantazh;
Kushtet e Punës:
Balfin Real Estate and Hospitality është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh si dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.

Mënyra e Aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë link

Afati i dorëzimit
: 17/07/2023

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top