• Tirane, ofrohet vend pune Senior Arkitekt

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
9 Qender
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
VEND VAKANT PER: SENIOR ARKITEKT/E

Qëllimi i përgjithshëm i punës:

- Të ketë njohuri të mira mbi normativat e projektimit për kategori të ndryshme si: banim, komplekse të ndryshme me objekte rezidenciale dhe hoteleri, shëndetësi, arsim, industri.
- Përgatit plane të detajuara, të cilat tregojnë saktësisht se si do të ndërtohet struktura, duke perfshirë informacione teknike, ose specifikime, të materialeve të përdorura dhe metodat e instalimit.
- Inspekton kantierin e ndërtimit.
- Viziton shpesh kantierin për të parë nëse planet janë duke u ndjekur siç duhet dhe miraton materialet që duhen përdorur.
- Mbikëqyr dhe rishikon punën e projektuesve arkitektonike dhe mekanike dhe personelit të përfshire në projekt.
- Administron projekte të ndryshme dhe ndërton plane pune dhe kujdeset për mbarëvajtjen e projekteve në të gjitha fazat e projektimit, nga projekt ide-ja deri në projekt zbatim.
- Bashkëpunon me stafin e inxhinierëve, planifikuesit urbane, kontraktorët, dhe arkitektë të tjerë duke ndërtuar marrdhënie të mira bashkëpunimi me të gjitha palët e përfshira në projekt.

Kualifikimet:

- Diplomë Universitare në Arkitekturë ose studime të tjera të lidhura me pozicionin.
- Minimumi 5 vite përvojë relevante pune.
- Etikë të lartë profesionale.
- Aftësi të larta krijuese dhe inovatore.
- Ndjenjë artistike të lartë dhe vëmëndje ndaj detajeve.
- Të menduarit krijues dhe i orientuar drejt punës në grup.
- Aftësi për të analizuar proceset e punës dhe procedurat, si dhe për të identifikuar mundësi përmirësimi.
- Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe të ndërtimit të marrëdhënieve me kolegët.
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese verbale dhe jo verbale.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Njohuri shumë të mira të përdorimit të programeve bazë kompjuterike të paketës MS Office.
- Njohuri të shkëlqyera të programeve kompjuterike profesionale si Autocad etj.
- Aftësi të larta profesionale në modelim 2 dhe 3 dimensional.

- Paga 70,000 – 100,000 Lekë

Ju lutem dërgoni CV në: recruitmentdnglobal@gmail.com

Cel. : recruitmentdnglobal@gmail.com
 


Apply WhatsApp
Back
Top