• Tirane, ofrohet vend pune Retail Marketing Specialist

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Retail Marketing Specialist
Departamenti Marketing

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
• Propozon ide pë fushatat reklamuese /komunikuese të cilat do të mundësonin forcimin e pozicionimit dhe diferencimin e kompanisë e brandeve të saj në treg
  • Zhvillon planin e eventeve të qëndrave tregtare dhe markave dhe ndjek implementiin e tyre
  • Menaxhon dhe monitoron në bazë ditore proceset operacionale për zhvillimin e aktiviteteve marketing të kompanisë (qendrave tregtare, markave) dhe klientëve të saj;
• Kujdeset që çdo fushatë, event BTL, të finalizohet dhe implementohet në kohë dhe sipas guidelines të dhëna nga supervizori/drejtuesi I departamentit;
  • Dokumenton çdo aktivitet dhe krijon përmbledhje të tyre që përfshijnë: foto, rezultatet footall/shitje, mbulimi mediatik, ROI, të dhëna të tjera që do të kërkohen nga supervizori /drejtuesi I departamentit;
• Koordinon punët me palë të treta për të siguruar mbarëvajtjen e aktiviteteve;
• Raporton statuset e punëve në proces në baza ditore tek supervisori.

Eksperiencat e punës:
• Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë pune në pozicion të ngjashëm.
Aftësi të tjera:
• Të zotërojë diplomë universitare. E preferuar diplomë në shkencat ekonomike ose komunikim
• Aftësi të shkëlqyera komunikuese;
• Aftësi shumë të mira për të bashkëpunuar dhe për të bashkërenduar procese të ndryshme;
• Aftësi për të punuar nën presionin e kohës dhe afateve të caktuara;
• Njohuri të mira të gjuhës angleze;
• Njohuri shumë të mira në programet e paketës Microsoft Office, avantazh perbejne njohurite ne programet e design;
• Dëshirë për të mësuar dhe për t’u përshtatur me dinamikën e punës.

Procedura e aplikimit: Personat e interesuar për të aplikuar për këtë pozicion, duhet të dërgojnë CV-në dhe letrën e motivimit brenda datës 31/01/2022 në: info@galeria-etc.com
Sqarim: Vetëm aplikantët të cilët plotësojnë kriteret e lartpërmendura do të kontaktohen për intervistë.
* Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipsa ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top