• Tirane, ofrohet vend pune Recepsioniste

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
6 Pallati me Shigjeta | Delijorgji
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Recepsionist/e
Gjuha
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Ratech shpk është një kompani e mirëpozicionuar në tregun shqiptar që prej vitit 2011, në fushën e instalimit, integrimit dhe mirëmbajtjes së sistemeve të sigurisë si dhe sistemeve IT.

Në kuadër të zgjerimit dhe nevojave operacionale të kompanisë, jemi të interesuar për punonjës, si më poshtë:

Pozicioni: RECEPSIONISTE
Adresa: Tiranë

Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mirëpret, drejton dhe shoqëron vizitorët/klientët në departamentet dhe zyrat përkatëse;
- Menaxhon dhe koordinon oraret e rezervimeve të klientëve dhe takimet;
- Mban regjistrin e hyrjeve dhe daljeve në ambientet e kompanisë;
- Menaxhon telefonatat në numrin zyrtar të vendosur në dispozicion si dhe raporton mbi cdo kërkesë/aplikim në fund të ditës së punës, te menaxheri përkatës;
- Menaxhon dhe organizon protokollin si dhe korrespondencën hyrëse dhe dalëse në kompani;

Kualifikimet
- Të ketë arsim të larte, preferohet profili i Shkencave Sociale, Juridik.etj;
- Eksperienca e ngjashme në fushën e sekretarisë, recepsionit apo detyrave të ngjashme administrative përbën avantazh;
- Të zotërojë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office;
- Njohje e gjuhës angleze;
- Të jetë korrekte dhe të ketë përkushtim maksimal gjatë orarit të punës;
- Të jetë e komunikueshme me kolegët dhe vizitorët;

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në email: bleona@ratech.al
Nr.tel: +355697069754.

Shënim:
Shoqëria Ratech shpk përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008 Për mbrojtjen e të dhënave personale” si dhe në Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top