• Tirane, ofrohet vend pune Recepsioniste

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
1 Ali Demi | Tregu Elektrik
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Recepsionist/e
Gjuha
BnUvMOw.png


Klinika Dermolife në kuadër tē zgjerimit të aktivitetit të saj kërkon të punësojë një Recepsioniste(Femer).
Në këtë pozicion, ju do të jeni përgjegjës për sjelljen dhe menaxhimin e klientëve, menaxhimin e rezervimeve
dhe anullimeve në mënyrën më efektive dhe detyra të tjera të cilat do të trajtohen si më poshtë.


Detyrat

* Realizon në mënyrën e duhur dhe efikase proçesin e kryerjes së telefonatave drejtuar klientëve për dhënien e informacionit në lidhje me shërbimet që ofron klinika;
* Realizon proçesin e informimit të vizitorëve në lidhje me shërbimet e klinikës, fasiliteteve dhe orareve të operimit të klinikës;
* Njihet me sistemet e menaxhimit të klinikës;
* Kryen rezervimet në përputhje me proçedurat standarde të operimit;
* Komunikon dhe bashkëpunon me Departamentin e Marketingut;
* Mirëmban skedarët dhe raportet sipas kërkesave specifike;
* Kujdeset që të regjistrojë saktësisht të gjitha rezervimet, paketat dhe zbritjet speciale;
* Menaxhon dhe dërgon konfirmimet sipas kërkesave të klientëve;
* Kupton dhe aplikon politikën e klinikës për rezervimet e garantuara dhe ato rezervime në të cilat klienti nuk paraqitet në klinikë;


Kualifikimet

* Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi;
* Të ketë aftësi të shkëlqyera për zgjidhjen e problemeve;
* Kandidati duhet të jetë i vëmendshëm ndaj detajeve;
* Të ketë përvojë në trajtimin e çështjeve të shërbimit ndaj klientit dhe të jetë bashkëpunues;
* Të jetë fleksibël për t'iu përshtatur situatave të ndryshme në punë;
* Të ketë aftësi të forta kompjuterike me njohuri të programeve të Microsoft Office;
* Të ketë njohuri të shkëlqyera të gjuhës italiane, gjuhët e tjera konsiderohen avantazh.



Për të aplikuar për këtë mundësi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në hr@dermolife.al
 


Apply
Back
Top