• Tirane, ofrohet vend pune Punonjes social

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Punetor | Ndihmesa
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Shoqata Ryder Albania (SHRA) është një organizatë jofitimprurëse e themeluar në Nëntor të vitit 1993, me mbështetje të Sue Ryder Care( UK) dhe Hospices of Hope me qëllim ofrimin e kujdesit paliativ falas në shtëpi pacientëve, që vuajnë nga sëmundje kërcënuese për jetën, të moshuar me sëmundje kronike etj. Shoqata Ryder Albania është duke kërkuar:
Pozicioni: Punonjës social
Tipi i punësimit: me kohë të plotë (40 orë në javë)
Periudha e punësimit: 12 muaj
Qyteti: Tiranë
Përgjegjësitë kryesore do të përfshijnë, por nuk kufizohen në:
  • Të kryejë vlerësimin fillestar të nevojave dhe të nivelit të riskut për pacientët terminalë dhe të moshuarit në nevojë.
  • Të ofrojë informim dhe këshillim rreth të drejtave dhe mundësive për shërbime në nivel vendor dhe përfitime.
  • Të hartojë planin individual të përkujdesit dhe mbështetjes.
  • Të bashkërendojë mbështetjen për pacientët terminalë dhe të moshuar në nevojë dhe të referojë tek shërbimet e kujdesit social në nivel vendor, sipas fushës së përgjegjësisë dhe mundësisë për ta ofruar shërbimin e nevojshëm.
  • Të përgatitë dokumentacionin e nevojshëm për çdo pacient për të përfituar nga shërbimet komunitare .
  • Të mbikëqyrë në vazhdimësi ecurinë e rasteve, si dhe të vlerësojë përshtatshmërinë e shërbimit të ofruar.
Aftësitë
  • Qëndrueshmëri fleksibilitet për tu përshtatur me role, detyra dhe situata të reja
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip
  • Menaxhimi i kohës dhe aftësitë organizative
  • Shkathtësi të shkëlqyera teknike, analitike për të shkruar raporte
  • Aftësitë për zgjidhjen e konflikteve dhe zgjidhjen e problemeve
Kërkesat dhe kualifikimet
  • Të zotërojë diplomë universitare në Punë Sociale, preferohet nivel master profesional /shkencor
  • Përvojë në profesion ,jo më pak se 3 vite.
  • Të jetë i/e motivuar për të punuar me pacientë terminalë dhe të moshuar në nevojë.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze
  • Të njohë mirë paketën Microsoft Office.
  • Të posedojë lejë drejtimi për automjetin ( kategoria B)
Afati i fundit për dërgimin e aplikimit është data 25 Nëntor 2021 . Të interesuarit mund të dërgojnë CV, letrën e interesit dhe dy referenca në adresën elektronike të Shoqatës Ryder Albania : info@ryderalbania.org. Do të kontaktohen vetëm aplikantët që do të përzgjidhen për intervistë.
Ju lutemi shkruani në subjektin e email: Aplikim për punonjës social
 


Apply
Back
Top