• Tirane, ofrohet vend pune Punonjes i Kujdesit per te Rinjte

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Punetor | Ndihmesa
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Shoqata SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi eshte nje organizate sociale, jo-politike dhe jo fetare, qe ofron kujdes afatgjate me baze familjare per femijet, te cilet kane humbur prinderit, apo qe per arsye te ndryshme nuk mund te jetojne me prinderit e tyre. SOS Fshatrat e Femijeve mbeshtet gjithashtu femijet dhe familjet ne nevoje permes projekteve, qe synojne zhvillimin e kapaciteteve te ketyre familjeve
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri shpall konkurimin për pozicionin vakant:
Punonjes i Kujdesit për të Rinj pranë Komunitetit Rinor
Detyrat kryesore:

  • Krijimi i një ambienti të sigurt e familjar për të rinjtë
  • Mbështetje emocionale, këshillim individual dhe në grup e të rinjve
    Mbështetja e të rinjve dhe udhëheqja e tyre drejt pavarësisë
    Mbështetje e të rinjve në zhvillimin e identitetit, vetë-vlerësimit dhe përgjegjësisë
    Mbështetje të rinjve në zhvillimin e aftësive sociale të tyre
    Mbështetje e të rinjve në mbajtjen e kontakteve me prindërit dhe të afërmit biologjikë
    Siigurimi i kontakteve me punëdhënësit e mundshëm të të rinjve
    Ndjekja e ecurisë arsimore të të rinjve, kontaktet me shkollat
    Kontakte me komunitetin përreth dhe autoritetet
    Administrimi i të ardhurave (buxheti i familjes)
* Puna është e organizuar me 3 turne
Profili Punes:
  • Diplomë Universitare në punë sociale, pedagogji ose psikologji
  • Minimalisht 3 vjet përvojë pune me adoleshentët dhe/ose fëmijët

  • Aftësi praktike jetësore
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe tolerance
  • Gatishmëri dhe aftësi për të punuar në grup
  • Njohuri mbi ndihmën e parë mjekësore
  • Dëshirë dhe gadishmëri për vetë zhvillim
Preferohen:
  • Kualifikime të mëtejshme në fushat psiko-pedagogjike
  • Tolerancë, fleksibilitet dhe durim
  • Aftësi në menaxhimin e situatave të stresit, krizave dhe zgjidhjes së konflikteve
  • Njohuri të gjuhës Angleze
  • Dëshmi aftësimi për drejtim automjeti
Ne kuader te zbatimit te Politikes se Mbrojtjes se Femijeve:

  • Ka përgjegjësinë për të mbrojtur fëmijët nga te gjitha format e abuzimit, braktisjes, manipulimit, dhunës dhe diskriminimit sipas sistemit te mekanizmit te referimit shteteror;
  • Ka përgjegjësinë të raportojë menjeherë cdo dyshim, shqetësim, akuzë apo incident në lidhje me sigurinë e fëmijëve sipas sistemit te mekanizmit te referimit shteteror;
  • Ka pergjegjësinë të veprojë pa vonesë; vonesa në veprim mund të cojë fëmijën në rreziqe të metejshme;
  • Përfshin njerëzit e duhur në kohën e duhur; raportimi duhet të bëhet në strukturat përkatëse të përcaktuara me ligj për mbrojtjen e fëmijës dhe/ose grupin e mbrojtjes së fëmijëve në nivel kombëtar.
  • Siguron konfidencialitetin dhe ndarjen e informacionit sipas nevojave dhe specifikave të rastit.

  • Ka per detyre te veproje ne perputhje me Rregulloren per parandalimin dhe mbrojtjen ndaj ngacmimeve, shfrytezimit dhe abuzimeve seksuale.
  • Duhet te promovoje dhe mbeshtese krijimin e nje kulture te te respektuarit, dinjitetit, besimit dhe pergjegjshmerise, e cila pengon zhvillimin e cdo lloj shkeljeje dhe abuzimi;
Paraqitja e dokumentave:
Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin dokumentat e mëposhtëme brenda datës 28.10.2023, në adresën hr@soskd.org.al
  • Curriculum Vitae;
  • Letër interesi;
  • Referencë
Vetëm aplikantët e përzgjedhur, do të kontaktohen për intervistë.
 


Apply
Back
Top