• Tirane, ofrohet vend pune Punonjës/e Shërbimi TEG

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Asistence | Sekretari | Backoffice
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
ACREM është pjesë e BALFIN Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme. ACREM është kompania menaxhuuese e Qendrave tregtare TEG dhe QTU, si dhe TLP, Rolling Hills, dhe Ambasador 3. Me një rrjet profesionistësh ACREM, ofron një paketë të gjërë shërbimesh si: Konsulencë Financiare, Marketing, Qiradhënie dhe Administrim.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.


Pozicioni: Punonjës/e Shërbimi (Asistent/e Shërbim Parkimi)

Departmenti: Operativ TEG

Vendndodhja: TEG, ACREM


Detyrat dhe përgjegjësitë:



  • Informon klientët mbi mënyren se si funksionon parkimi, intervalet kohore, çmimet dhe ofertat që mund të aplikohen sipas rastit.
  • Informon dhe suporton klientët mbi mënyrën e pagesës së tarifës së parkimit në pajisjet përkatëse.
  • Përshëndet klientët pas kryerjes së transaksionit.
  • Orienton dhe ndihmon klientët të cilët shfaqin vështirësi në daljen nga parkimi, si dhe informon klientët për incentivat e parkimit.
  • Orienton klientët mbi ashensorët dhe daljet e emergjencës.
  • Në raste emergjence ndërhyn sipas instruksioneve të komunikuara nga supervizori/ja e parkimit dhe departamentit te sigurisë.
  • Konstaton dhe raporton tek eprori/ja kur pajisja është në perfundim të letrës dhe kartëmonedhave/monedhave.
  • Në rast nevoje konfiguron biletat e parkimit në dalje.
  • Raportimi i çdo problematike tek eprori/ja direkt.

Kërkesa dhe kualifikime:



  • Eksperiencë pune e mëparshme në sektorin e shërbimeve dhe/ose shërbimit të klientit
  • Preferohet të ketë kryer arsimin e lartë dhe arsimi bazë është i detyruar.
  • Njohja dhe përdorimi i kasës fiskale.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
  • Aftësi të lartë vetëkontrolli, maturie dhe të punës nën presion.
  • Njohja e gjuhës angleze dhe gjuhëve të tjera përben avantazh.


Kushtet e Punës: BALFIN Group ofron një paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë një shpërblim të drejtë në vlerësimin e meritës dhe performances.


Mënyra e aplikimit:

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni elektonikisht CV-n tuaj në adresën email: [B]hr@acrem.a[/B]l brenda dates 15.10.2023

Për dorëzim të CV-ve mund të paraqiteni në TEG pranë pikës së informacionit, kati 0.


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top