• Tirane, ofrohet vend pune PR Marketing Specialist

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Gjuha
Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e Grupit BALFIN dhe mbulon shërbime, shitje & marketing në fushën e Real Estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit, duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: PR Marketing Specialist
Departamenti: Marketing
Vendndodhja: Tiranë

Përshkrimi i pozicionit:
Përgjegjësia kryesore e rolit të PR and Marketing Specialist është shkrimi, hartimi dhe zhvillimi i përmbajtjes informative për materialet promovuese. Specialisti zhvillon në mënyrë kreative ide dhe tekste për departamentin e Marketingut, PR dhe Komunikimit në veçanti dhe të materialeve të të gjithë kompanisë në përgjithësi. Ai/Ajo do të bashkëpunojë ngushtë me Graphic dhe Digital Designer, Digital Marketing Specialist, Account Supervisor dhe Market Research Specialist për të ndërtuar komunikim publik sa më të mirë për produktet e kompanisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Bashkëpunon ngushtë me eprorët për të hartuar, artikuluar dhe zhvilluar strategjinë e pozicionimit dhe diferencimit në treg për markat e projekteve që kompania menaxhon si edhe për markën e vetë kompanisë;
  • Krijon, zhvillon dhe zbaton planin e komunikimit marketing, duke përdorur kanale dhe taktika të ndryshme, për të gjeneruar më shumë leads/ shitje;
  • Krijon materiale marketing (online dhe print) dhe broshurat e kompanisë:

  • Shkruan dhe redakton materiale të shkruara, broshura, ftesa, flyers, newsletter, raporte;
  • Shkruan, redakton dhe përditëson informacionin në faqet e ndryshme online të menaxhuara nga kompania;
  • Shkruan, redakton, korrigjon komunikime të ndryshme të kompanisë në website, rrjete sociale, media, portale, etj;
  • Zhvillon fushata promocionale dhe materiale të ndryshme për targetimin e segmenteve të tregut ku operon kompania apo ku promovohen projektet e ndryshme që menaxhon kompania;
  • Gjeneron përmbajtje origjinale për website të kompanisë dhe të projekteve të saj si edhe prodhon përmbajtje (content) për komunikim në rrjetet sociale;
  • Propozon tematika për zhvillimin e materialeve dhe aktiviteteve marketing;
  • Promovon kompaninë përmes iniciativave të Marrëdhënieve me Publikun;
  • Kontribuon në materialet e marrëdhënieve me publikun, si komunikata për shtyp, artikuj në shtyp, website, prezencë në media sociale dhe publicitete dhe bashkëpunon me mediat për shpërndarjen e nevojshme të materialeve;
  • Harton planin e eventeve, ndjek organizimin dhe ekzekutimin cilësor te eventeve dhe aktiviteteve te ndryshme marketing;
  • Asiston në planifikimin dhe zbatimin e aktiviteteve marketing ku përfshihet kërkimi në treg, mbajtja e një fasade konkurruese në treg; merr pjesë në zhvillimin dhe zbatimin e planit të përmbajtjes marketing.
Eksperiencat e punës:
  • Përvojat jo me pak se 3 vjet në këtë fushë.
Aftësi të tjera:
  • Preferohet të ketë diplomë Master në Marketing/Gazetari/Marrëdhënie me Publikun/Gjuhë-Letërsi.
  • Aftësi krijuese strategjike, analitike dhe organizative;
  • Aftësi komunikimi në të shkruar dhe verbale;
  • Njohëri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe anglisht;
  • Eksperiencë në udhëheqjen e fushatave marketing;
  • Eksperiencë në zhvillimin e përmbajtjes SEO;
  • Aftësi për të reaguar në kohë;
  • Krijimi i përmbajtjeve të komunikimit (Komunikatë për shtyp, artikuj, blog, komunikim online, dhe materiale të tjera të lidhura me përmbajtjen);
  • Aftësi për të bashkëpunuar brenda dhe jashtë kompanisë për të bashkërenduar aktivitetet marketing;
  • Aftësi për të ndërtuar dhe shkruar një histori/tekst nëpërmjet të dhënave;
  • Udhëheqja e disa projekteve njëkohësisht.
Kushtet e punës:
Balfin Real Estate and Hospitality është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë link

Afati i dorëzimit
: 10/09/2023

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top