• Tirane, ofrohet vend pune Pergjegjes i makinerive te automatizuara

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Instituti | Kamez | Paskuqan
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
prodyn_cover1200.jpg


Kompania Prodyn Albania po kërkon të punësojë një përgjegjës për serinë e makinave të automatizuara qe ka në përdorim. Misioni dhe vizioni i kompanisë në këtë projekt është të arrijë të ndryshojë dhe të sfidojë konceptin e produktivitetit dhe mënyrën e të punuarit në industrinë e prodhimit të veshjeve të këmbës. Personi i perzgjedhur do të trainohet për marrjen e njohurive të duhura.


DETYRAT DHE PËRGJEGJSITË

· Krijimi i modeleve të përshtatshme me anën e software SEWCAD, në standartet e duhura dhe kalimi i këtyre në makineri, duke e bërë gati për operatorin.
· Përgjegjës për kordinimin e mirëmbajtes se këtyre makinerive
· Komunikime me klientin apo furnitorin për çdo çështje që ka të bëjë me funksionimin e këtyre makinerive (si psh kërkesa për file apo kur ka problem ndonjë makineri)
· Krijimi i raporteve të ndryshme dhe KPI-ve të ndryshme në lidhje me këtë projekt


KUALIFIKIMET

· Diplomë në bachelor në fushën e inxhinierisë
· Gjuha e huaj angleze e detyrueshme
· Nivel bazik në paketën office
· Të jetë i familjarizuar me Outlook email


AFTESITE E PREFERUARA

· Lidership
· Mendim kritik
· Aftësi komunikuese të shkëlqyera dhe profesionalizëm
· Bashkëpunues/e me ekipet në prodhim
. Përdorimi i Autocad ose i programeve të ngjashme përbën avantazh.

Mirëpresim te gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën e emailit hr@prodyn.al

www.efasolution.al

Te dhenat qe do te paraqitni nepermjet aplikimit tuaj do te ruhen dhe perpunohen vetem per qellime rekrutimi, ne mbeshtetje te legjislacionit ne fuqi per mbrojtjen e te dhenave personale. Me konkretisht sipas percaktimeve te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, Ligjit ne fuqi (Nr. 9887 date 10.03.2008) "Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale" dhe akteve nenligjore per zbatim..

Do të kontaktohen për intervistë vetëm kandidatët e përzgjedhur.
 


Apply
Back
Top