• Tirane, ofrohet vend pune Perfaqesues/e Shitjesh

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 QTU | Kashar | Casa Italia
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Elektrike | Elektronike
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
ITE-Group-cover970-l.jpg


“ITE Grup”
paraqitet në tregun shqiptar si një nga firmat kryesore për materiale elektrike, pajisje elektronike dhe telekomunikacionit.
“ITE Grup” në rolin e distributorit në Shqipëri, është përfaqësuese e firmave nga më prestigjiozet në botë.
Partnerët tanë të rëndësishëm janë: “Schneider Electric”, “Philips”,“General Electric”, “Vimar”, "Bosch" etj.
“ITE Grup” eshte duke kerkuar nje Përfaqësues shitjesh për tu bërë pjesë e stafit te saj.
Përmbledhja e Pozicionit :
Puna e përfaqësuesesit të shitjes, konsiston në ofrimin e shkëlqyer të shërbimit ndaj klientëve, shitjen e produkteve dhe shërbimeve,
ndjekja e proçeseve të punës siç është e përcaktuar në udhëzimet e shitjeve dhe politikat të kompanisë,
kryerjen e aktiviteteve të shitjes me qëllim përmbushjen e nevojave të klientit dhe arritjen e objektivave të paracaktura të shitjes.

Përgjegjësite :
  • Informon klientët mbi produktet dhe shërbimet që ofron kompania
  • Ofron sherbim te shkëlqyer tek klientët
  • Ndjek proceset e punës sic përcaktohet në udhëzimet e shitjeve dhe politikat tregtare
  • Bashkëpunon me sektorë të tjerë brenda kompanisë për të mundësuar kryerjen e sukseshme të procesit të shitjes sic përcaktohet në rregulloret dhe politikat e shitjeve
  • Kryen aktiviteteve të shitjes me qëllim përmbushjen e nevojave të klientëve arritjen e objektivave të paracaktuara të shitjes
  • Ndjek kërkesat e pazgjidhura të klientëve duke i adresuar ato tek sektorët përkatës në kompani;
  • Njohjen, dokumentimin dhe lajmërimin e supervizorëve rreth ndodhive dhe cështjeve problematike të ngritura nga klientët ose nga vetë punëmarrësi.
Kërkesat :
  • Të zotërojë diplomë universitare, preferohet Inxhinieri Elektrike.
  • Ekperiencë pune mbi 2-vjet në fushën e shitjeve, (eksperienca në fushën e materilave elektrike përbën avantazh)
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe shitjeje;
  • Paraqitje profesionale dhe të jetë i/e orientuar drejt shërbimit të klientit
  • Të jetë person energjik dhe i/e motivuar;
  • Përdorimi i paketës Microsoft Office përbën avantazh.
Aftësi të tjera:
  • Të jetë përson i motivuar dhe ambicioz;
  • Të ketë sensin e tregtisë dhe të jetë i orientuar drejt shitjes.
  • Të jetë i aftë që të punojë nën presion.
  • Të jetë i përgjegjshëm dhe i pavarur ndaj marrjes së vendimeve
Për te aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dergoni CV të detajuar prane Departamentit te Burimeve Njerezore ne adresen e email: asinanaj@itegrup.al
 


Apply
Back
Top