• Tirane, ofrohet vend pune part time Specialist xhirimi & montazhi

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
6 Pallati me Shigjeta | Delijorgji
Tipi
Fusha | Profili i punes
  1. Punetor | Ndihmesa
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania Vanto, është një kompani shqiptare, e cila operon në fushën e elektroshtëpiakëve dhe është distributor zyrtar në vend për brand-et: Smeg, Dyson, Asko, Ilve, Siemens, Liebherr, Falmec dhe Laurastar.

Vanto kërkon të punësojë me kohë të pjesshme një Specialist Xhirim dhe Montazh Videosh.
Si një specialist xhirimi dhe montazhi videosh në Vanto, ju do të drejtoni, prodhoni dhe krijoni një video që tregon historinë tonë, promovon produktet tona dhe rrit fuqinë e brandeve që Vanto përfaqëson në Shqipëri.

Ka më shumë se një mënyrë për të treguar një histori, prandaj ne kërkojmë dikë që mund të krijojë perspektiva të ndryshme nga një video dhe krenohet me një dokumentar 30-minutësh, po aq sa me një reel të shkurtër 30-sekondësh, sepse kupton ndikimin e këtyre materialeve për audiencën tonë.

Përmbajtja e videos mund të përfshijë intervista me personazhe publikë ose dëshmi të klientëve, video gatimi, video eventesh, video koncept produktesh, krijim reels, video teaser, video backstage, etj.

Aplikanti duhet të jetë kreativ dhe i aftë të punojë për t'i kthyer idetë në skenarë të shprehur përmes videos, duke patur njohuri të programeve të tilla si: Premiere Pro, After Effects, Final Cut Pro X, Adobe Creative Suite, Adobe Photoshop.
Specialisti mund të shtojë grafika dhe elementë të tjerë vizualë në video, duke përfshirë edhe animacionin. Videot publikohen në platformat e mediave sociale: YouTube, LinkedIn, Instagram, Facebook.

Kërkohet:

• Përgjegjshmëri për respektimin e afateve kohore, bashkëpunim dhe aftësi të mira komunikuese.
• Aftësi për të kthyer çdo përmbajtje të vlefshme për përdorim digjital (klipe, gif, grafika, foto, story, teaser, etj.)
• Aftësi për të punuar me një gamë të gjerë videosh dhe imazhesh statike – nga një koleksion fotografish në videoklipe të shkurtra – duke i kthyer ato në asete për përdorim digjital.

Ofrohet:

• Pagesë e kënaqshme
• Vizibilitet ndërkombëtar i punës krijuese dhe jo vetëm
• Rritje e vazhdueshme profesionale falë dinamikës dhe filozofisë së punës në Vanto
• Kushte fizike pune shumë të mira
Të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë rezymenë e tyre dhe një portofol punësh ose shembuj të punëve më përfaqësuese në adresën e emailit info@vanto.al
Afati i fundit i aplikimit është data 23 dhjetor 2022.
Cel. : 0676000058
 


Apply WhatsApp
Back
Top