• Tirane, ofrohet vend pune Part Time Mjek Psikiatër

Tirane
Tipi
Fusha | Profili i punes
  1. Mjekesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
"Klinika EGO" (www.ego.al), klinikë e specializuar në ofrimin e konsulencës psikiatrike dhe psikologjike, është në kërkim të një Mjeku Psikiatër me kohë te pjesshme.

Pozicioni:
- Mjek Psikiatër

Detyrat e punës:

- Të vë në praktikë njohuritë mjekësore, aftësitë klinike dhe qëndrimet profesionale për të ofruar kujdesin për pacientin;
- Të lehtësoj dhe menaxhoj marrëdhënien mjek – pacient dhe dinamikat e kësaj marrëdhënieje përpara, gjatë dhe pas trajtimit;
- Te ofroj kujdes për pacientët me sëmundje mendore, çrregullime emocionale dhe të sjelljes nga këndvështrimi mjekësor;
- Të vlerësoj dhe menaxhoj kompleksitetin, rëndesën e situatës në të cilën ndodhet pacienti si dhe nivelin e rrezikut për veten dhe të tjerët;
- Të kryej aktivitet mësimdhënës, trajnues dhe psikoedukues. Duhet jo vetëm të përfshihet në zhvillimin e tij profesional gjatë gjithë jetës, por t’i kushtojë një kohë të caktuar mësimdhënies ose trajnimit të profesionistëve të rinj, anëtarëve të tjetër të ekipit, punonjësve të shërbimit parësor, të edukojë pacientët dhe familjarët e tyre mbi sëmundjet mendore dhe pa dyshim të mësojë prej tyre;
- Të ofroj psikoterapi individuale ose në grup bazuar në një formim apo trajnim të caktuar në psikoterapi.
- Të luftoj stigmën dhe diskriminin ndaj njerëzve me probleme të shëndetit mendor dhe familjarëve të tyre përmes vlerave më të larta etike;
- Të kryej drejtimin klinik të një ekipi multidisiplinar duke demonstruar energji pozitive në rrethana të vështira dhe duke patur si orientim kryesor cilësinë e shërbimit të ofruar;
- Të përfshihet në punë kërkimore dhe krijuese në funksion të përmirësimit të kujdesit të ofruar për pacientin;
- Të ketë aftësi vendimarrëse klinike në kontekstin e një pune multidisiplinare;
- Të ketë aftësi për të menaxhuar dinamikat e ekipit;
- Të nxisë dhe ofrojë zhvillim profesional për kolegët;
- Të kërkojë përmirësimin e cilësisë së shërbimit.

Kandidatët duhet të plotësojne kriteret e mëposhtme:
- Të ketë përfunduar studimet për Mjekësi të Përgjithshme;
- Të ketë përfunduar ose te jetë në përfundim të Specilizimit për Psikiatri;
- Aftësi shumë të mira komunikimi
- Njohuri shumë të mira te gjuhës angleze


Të interesuarit ju lutem të dërgojnë CV-n në adresën: info@ego.al
 


Apply
Back
Top