• Tirane, ofrohet vend pune part time mbikeqyres / supervizor

Tirane
Tipi
Fusha | Profili i punes
  1. Supervizor
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Projekti:TIRANA- Historia, Tradita e Natyra e Kryeqytetit të
Shqiptarëve
– Guidë Rinore”

Kohezgjatja e projektit : 1 Shtator 2023 – 31 Tetor 2023

Informacion mbi organizaten:
"Qendra për Administrim Social Ekonomik Territorial" (ASET) është një organizatë jo qeveritare dhe jo fitimprurëse e regjistruar në vitin 2014. Stafi i Qendrës përbëhet nga ekspertë të kualifikuar me përvojë të gjatë në mbrojtjen, promovimin dhe advokimin e të drejtave të njeriut dhe grupeve vunerable, gjithashtu me eksperiencë shumë të mirë në grumbullimin, hulumtimin dhe analizimin e të dhënave, ngritje kapacitetesh dhe shërbime ndaj grupeve vunerable.

Përshkrim i projektit
Qëndra për Administrim Social, Ekonomik dhe Territorial-ASET do të implementojë projektin “TIRANA- Historia, Tradita e Natyra e Kryeqytetit të Shqiptarëve – Guidë Rinore” . Ky projekt/aktivitet organizohet me mbështetjen financiare të Bashkisë Tiranë. Projekti synon promovimin e Historisë, Traditës dhe Etnografisë së Tiranës, por mbi te gjitha bukurive natyrore te zones së kesaj treve.
Në kuadër të këtij projekti, ASET kërkon të kontraktojë të rinj.

Kërkohet që kandidatët të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
· Të jene mbi 18 vjec;
· Të njohë dhe të flasë shumë mirë gjuhë të huaj (Preferohet Anglisht/ Gjermanisht/Italisht)

Përgjegjësitë dhe detyrat:
1. Të rinjtë do të ofrojnë informacione mbi Tiranën, Traditat, dhe kulturën e kryeqytetit
për vizitorët/turistët
2. Shërbimi do të ofrohet nga e Hena në të Premte në atraksione të ndryshme të Tiranës
3. Shërbimi do të ofrohet i veshur me kostume popullore te Qytetit të Tiranës

Dokumenta aplikimi:
- CV
- Deshmi penaliteti
- Diplome ose vërtetim nga Fakulteti që është në ndjekje të studimeve
- Dëshmi e gjuhëve të huaja

Aplikimet të dërgohen në adresën:
info@asetcenter.al brenda datës 21/08/2023 ora 16:00

Cel. : 0693113606
 


Apply WhatsApp
Back
Top