Tirane, ofrohet vend pune Përgjegjës Prodhimi (Inxh. Elektrik)
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 Rinas
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxhinieri
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
FMT GROUP OFRON VEND PUNE : Përgjegjës Prodhimi (Inxh. Elektrik)
Përshkrimi i punës :
Punohet : E hënë – E premte / Ora : 08:15 – 16:15 / Transporti i siguruar nga kompania
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV në adresën e emailit hr@fmtgroup.al
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.
* Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Ju mirëpresim!
Përshkrimi i punës :
- Përgjegjës për ndjekjen e zbatimit të manualeve dhe procedurave të aplikueshme mbi produktet si per lëndën e parë ashtu edhe ato të përfunduara.
- Përgjegjës për përmirësimin e proceseve të prodhimit dhe matjen kohore të tyre në efekt të rritjes së efikasitetit në punë.
- Përgjegjës për komunikimin me Drejtorin e Prodhimit me qëllim propozimet për përmirësim të cilësisë sipas gjetjeve nga raportet e cilësisë.
- Përgjegjës për asistencën në komunikimin me klientët në rastet kur departamenti i shitjeve përballet me situata që lidhen me cilësinë e produktit.
- Përgjegjës për monitorimin dhe implementimin e procedurave të kontrollit të cilësisë duke u siguruar që produkti i përfunduar të jetë sipas pritshmërisë së klientit.
- Sigurohet që procesi i verfikimit te instalohet dhe të kryhet në cdo hallkë të prodhimit.
- Sigurohet që secili nga punonjësit të ketë, të mirëmbajë dhe të përdori veglat përkatëse sipas procesit të punës.
- Sigurohet për inventarizimin e veglave individuale të punës për secilin punonjës.
- Sigurohet për ruajten e harmonisë në ambientin e punës dhe balancimin e cdo keqkuptimi/konflikti të krijuar.
- Përgjegjës për zbatimin e rregullave të sigurimit Teknik sipas standateve për të gjithë personelin e departamentit mekanik.
- Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë për Inxhinieri Elektrike ;
- Eksperiencë të mëparshme në prodhim dhe manaxhim cilësie prej të paktën 5 vitesh;
- Të jetë i mirë organizuar dhe të ketë aftësi menaxheriale;
- Të jetë i aftë për të negociuar;
- Të zotëroj gjuhën angleze;
- Të ketë leje drejtimi automjeti – klasi B;

Apply