• Tirane, ofrohet vend pune Përgjegjës për shërbimet mbështetëse

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Administrate | Nenpunes
Gjuha
  1. anglisht
Universiteti Metropolitan Tirana rekruton për pozicionin Përgjegjës, shërbime mbështetëse

Ju jeni mbajtës i diplomës të nivelit “Bachelor”, jeni njohës I gjuhes angleze dhe zotëroni gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur, zoteroni aftesi kompjuterike, nuk jeni dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale dhe keni vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës.
Ju zotëroni aftësitë e nevojshme profesionale, keni eksperiencë pune të mëparshme ose keni kryer nje shkolle me formim mekanik apo elektrik dhe gjithashtu shfaqni aftësi organizative dhe bashkëpunimi në grup atëherë ju jeni kandidati I duhur për pozicionin e lirë të punës si Pergjegjes prane Sherbimeve Mbeshtetese.
Përshkrimi i punës, detyrat, funksione dhe përgjegjësi:

  • Evidenton nevojat e institucionit për shërbime, mjete pune, bazë materiale, dhe merr masa të menjëhershme për plotësimin e këtyre nevojave duke respektuar procedurat ligjore përkatëse.
  • Është përgjegjës për mirëfunksionimin e pajisjeve te kompanise.
  • Monitoron ambientet e institucionit.
  • Zbaton rregulloren e institucionit per sigurine.
  • Kryen detyrat me një shkallë të lartë të vëmendjes për detaje

Procedura e rekrutimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.
Në intervistë, kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmërinë e tyre për karrierën.
Kandidatët konkurrentë duhet të dërgojnë në format elektronik, brenda datës 15 prill 2023, dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Kërkesë me shkrim.
  • CV ( Curriculum Vitae)
  • Kopje e diplomës dhe listës së notave të nivelit “Master i Shkencave”
Aplikimet duhet të dorëzohen me e-mail në humanresources@umt.edu.al
Pas selektimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
 

Attachments

  • Njoftim për vend pune_Përgjegjës i shërbimeve mbështetëse.pdf
    117 KB · Views: 8


Apply
Back
Top