• Tirane, ofrohet vend pune Përfaqësues për Shitjen e Pjesëve në Banak

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Vore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Mekanike | Mekatronik
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Teknoxgroup Shqipëri sh.p.k.
ka shpallur
MUNDËSI PUNËSIMI

Teknoxgroup Shqipëri është Dealer ekskluziv i Caterpillar, prodhuesi më i madh në botë i makinerive të ndërtimit dhe minierave, motorëve me naftë dhe gaz natyror.
Si pjesë e Grupit ndërkombëtar të kompanive që operojnë në Ballkan dhe më gjerë, ne mbulojmë territorin e Shqipërisë për sa i përket shitjeve të makinerive CAT të reja dhe të përdorura,
motorëve dhe gjeneratorëve, si dhe me mbështetjen e produkteve nëpërmjet shitjes së pjesëve të këmbimit dhe shërbimeve tona të mirëmbajtjes dhe riparimit.
Ne ofrojmë zgjidhjet më të mira për klientët tanë. Synimet tona i arrijmë përmes profesionalizmit, përsosmërisë dhe pasionit të njerëzve tanë.
Ata përfaqësojnë Teknoxgroup me etikën, produktivitetin dhe punën e tyre në grup.

Për të mbështetur zgjerimin e saj në treg me pjesë dhe shërbime, kompania po kërkon një person të ri për të plotësuar pozicionin e Përfaqësuesit Për Shitjen e Pjesëve në Banak.
Kandidati preferohet të jetë i profilit komercial dhe teknik, i gatshëm për të mësuar më shumë dhe për të ndërtuar një karrierë profesionale brenda ekipit tonë dinamik.


Përgjegjësitë e punës:
  • Shitja e pjesëve dhe rritja e shitjes së pjesëve te klientët ekzistues dhe rritja e portofolit nëpërmjet afrimit të klientëve të rinj.
  • Krijimi i marrëdhënieve dhe ndërveprimeve të ngushta me klientët, identifikimi dhe përmbushja e nevojave të klientëve.
  • Ofrimi i zgjidhjeve të duhura për makineritë e klientëve.
  • Përgatitja e të gjithë ofertave të pjesëve të kërkuara nga nga klientët e kompanisë dhe brenda saj nga departamente të ndryshme të kompanisë.
  • Koordinimi i ngushtë i punës me stafin e magazinës për të përmbushur nevojat e klientëve.
  • Përgatitja e raporteve të ndryshme dhe përmbushja e detyrave të tjera administrative sipas nevojës.
  • Qenia e përpiktë në punë dhe mbajtja e një komunikimi të respektueshëm me klientët dhe stafin.
Profili i përshtatshëm i kandidatit:
Kërkesat e detyrueshme të vendit të punës:
  • 3+ vite eksperiencë në pozicione pune të njëjta ose të ngjashme në industrinë e makinerive të lëvizjes së dherave, autoveturave, autobusëve ose kamionëve.
  • Diplomë të shkollës së mesme.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze, të shkruar dhe të folur.
  • Njohuri të mira kompjuterike, njohuri të mira të MS Office.
  • Leje Drejtimi Lloji B.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese.
Kërkesat e preferuara të vendit të punës:
  • Preferohet deri në 40 vjeç.
  • Diplomë e shkollës së mesme me orientim teknik ose tregtar.
  • Diplomë universitare në degën teknike (inxhinieri mekanike).
  • Njohuri bazë për makineritë e rënda, teknologjinë dhe industrinë e lëvizjes së dherave.
Në rast interesi, ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj me CV-në tuaj në anglisht, direkt në: career@teknoxgroup.com.
 


Apply
Back
Top