• Tirane, ofrohet vend pune Operator në Magazinë & Logjistikë

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Magazinier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Aleat Sh.p.k është një kompani shqiptare me sipërmarrje të përbashkët të Idemia Identity & Security dhe Fondit Shqiptaro–Amerikan të Ndërmarrjeve për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe Pasaportave biometrike për qytetarët shqiptarë.
www.aleat.al

Për organizatën tonë jemi duke kërkuar një Operator në Magazinë & Logjistikë me afat të përcaktura 3 mujor me përgjegjësitë dhe kërkesat e mëposhtme:

PËRGJEGJËSI
  1. Pritja e dërgesave, shkarkimi i produkteve dhe kontrollimi i dokumenteve shoqëruese;
  2. Inspektimi i plotë i aseteve/produkteve për çdo dëmtim dhe mospërputhje;
  3. Hapja e pakove, klasifikimi dhe magazinimi;
  4. Etiketimi, adresimi dhe sigurimi i dërgesave;
  5. Ngarkimi dhe transportimi (sipas nevojës) i produkteve nga magazina ne destinacion dhe anasjelltas;
  6. Paketimi dhe dorëzimi i produkteve tek personat përgjegjës;
  7. Përpilimi i listave të ngarkesave dhe dokumentacionit përkatës;
  8. Mirëmbajtja e magazinës duke përfshirë sistemim të produkteve për maksimizim hapësire, inventarizim të aseteve dhe produkteve në gjendje reale në çdo kohë, kryerja periodike e kontrolleve të stokut, etj;
KËRKESA
  1. Përvojë pune e mëparshme në magazinë;
  2. Njohja me praktikat dhe metodat e magazinimit;
  3. Aftësi të mira organizative dhe sistemuese;
  4. Përparësi njohja e gjuhës angleze;
  5. Përparësi njohuritë kompjuterike në MSC Office;
  6. Të jetë person i vëmendshëm ndaj detajeve;
  7. Të jetë person i besueshëm dhe punëtor;
  8. Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëveprimi me mbikëqyrësit dhe kolegët;
  9. Të disponojë patentë të Kategorisë B.
Të gjithë të interesuarit të dërgojnë një cv të plotë me detaje të edukimit dhe eksperiencave si dhe me foto, pranë burime.njerezore@aleat.com ose Departamenti i Burimeve Njerëzore, Aleat sh.p.k, Rruga "Xhanfize Keko, ish-Tipografia Ushtarake - Tiranë, Shqipëri.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Me dërgimin me postë elektronike të jetëshkrimit (CV) në adresën e treguar në këtë njoftim, kandidati për punë pranon që shoqëria ALEAT Sh.p.k të përpunojë të dhënat e tij/e saj personale për qëllimin e punësimit, në përputhje me legjislacionin në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.
 


Apply
Back
Top