• Tirane, ofrohet vend pune oficer i sigurise se informacionit

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Web developer
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
NJOFTIM PUNËSIMI

SHKK FED invest, institucion me aktivitet të suksesshëm 31 vjecar në financat rurale, shpall konkurimin për vend të lirë pune, në pozicionin:

“ Oficer I Sigurise se Informacionit ( ISO)”
Ne Drejtorine Qendrore
Detyrat kryesore:
  • Harton, implementon dhe mirëmban Poltikat e Sigurisë Kibernetike si dhe procedurat përkatëse.
  • Monitoron dhe kontrollon pajtueshmërinë me politikat e sigurise kibernetike.
  • Kryen vlerësime të rrezikut të sigurisë kibernetike për të identifikuar rreziqet dhe për të përcaktuar masat mbrojtëse me kosto efektive.
  • Heton shkeljet/incidentet e sigurisë kibernetike
  • Menaxhon programin e ndërgjegjësimit për sigurinë kibernetike dhe trajnon personelin e FED Invest mbi përgjegjësitë dhe rreziqet e sigurisë kibernetike.
  • Monitoron tendencat dhe kërcënimet e reja në sigurinë kibernetike, ndjek trajnime për të qenë i përditësuar me çështjet më të fundit të sigurisë.
  • Raporton tek Keshilli Drejtues për të gjitha çështjet që lidhen me sigurinë kibernetike në baza të rregullta ose ad-hoc kur kërkohet.
Kriteret:
  1. Arsim i Lartë për shkenca kompjuterike.
  2. Njohje e kuadrit rregullativ dhe ligjor lidhur me sigurine e informacionit, privatesine dhe krimin kibernetik.
  3. Njohuri mbi standardet ISO 27001, ISO 27002, ISO 27005, NIST 1.1/2.0, SANS etj.
  4. Njohuri mbi kercenimet e sigurise se rrjetit dhe aftesia per te implementuar kontrolle parandaluese perfshi firewall-et, sistemet e kontrollit te aksesit, sistemet e detektimit te nderhyrjeve IDS, rrjetat virtuale private VPN, kriptografine.
  5. Njohuri te koncepteve te sigurise per Active Directory, LDAP, teknologjive te fjalekalime njeperdorimeshe (One-Time Password), SSL, enkriptim, IDS/IPS, SIEM, detektimit te programeve keqdashese malware, firewall te rrjetit dhe firewall te applikacioneve web, foresnics ne ambientet cloud.
  6. Aftesi ne vleresimin e dobesive (vulnerability) dhe ne perdorimin e mjeteve te testeve te penetrimit ne rrjetat kompjuterike (penetration test) dhe njohuri te thella ne rrjetat, switch-et, router-at, firewall-et.
  7. Aftesi ne konfigurimin, zhvillimin dhe monitorimin e infrastruktures se sigurise.
  8. Certifikime te tilla si CISA, CISM, CISSP, Security+, CySA+ jane te preferueshme.
  9. Eksperience ne implementimin dhe forcimin e politikave, standardeve dhe procedurave ne nje ambient kompleks.
  10. Të ketë aftësi të mira komunikuese, organizative dhe të punës në grup.
Paga dhe kushtet e punës janë konkurruese.
Të interesuarit duhet të paraqesin, pranë SHKK FED invest, Departamenti i Burimeve Njerëzore, në adresat e e-mailit: ekamberi@fedinvest.al ose vbasha@fedinvest.al, dokumentat e mëposhtme:
- CV ne gjuhen Shqipe.
Aplikimet pranohen deri më datë 2.8.2023.
Vetëm aplikantët fitues nga seleksionimi i CV- ve, do të njoftohen për fazat e mëtejshme të konkurimit.
 


Apply
Back
Top