• Tirane, ofrohet vend pune Menaxher shitje

[h=1]Përshkrimi[/h]Agikons Sh.P.K kompania lider në fushën e ndërtimit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme, themeluar në vitin 1996 dallohet për cilësinë dhe standartin e lartë të punimeve.
Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: “Kodra e Diellit 1&2” në Tiranë , “Marea Resort” në Kavajë, “Tarraca e Ullinjve” në Dhërmi, “Plazhi I Ngurtë” në Qeparo, “Bougainville Bay” në Sarandë , “Mështekna” në Brezovicë, “Turquoise Marina” në Hamallaj , Gjiri I Lalëzit , “Swan Residence” në Farkë.
Mag Utilities është pjesë e grupit të shoqërisë AGIKONS. Ne jemi në kërkim të punonjësve të kualifikuar për t’iu bashkuar ekipit tonë ne pozicionin "Menaxher Shitje".


[h=1]Detyrat[/h]
  • Të hartoj buxhetin vjetor të shitjeve si edhe të kryej ndjekjen e tij deri ne realizim;
  • Të realizoje prezantimin e produkteve te kompanisë ne klientet potencial ;
  • Të përgatis raportet e shitjes dhe raportet e prezantimeve te kryera
  • Të përgatis plane veprimi dhe tabela për të identifikuar klientë të rinj dhe të planifikoj mënyrën për qasje ndaj kontakteve të reja duke analizuar paraprakisht potencialin e blerësit
  • Të përgatis analiza të tregut, të konkurrencës, të çmimeve
  • Të udhëheq kërkime në treg për të identifikuar kërkesat e tregut dhe blerësit potencial;
  • Të ruaj marrëdhënie të vazhdueshme dhe afatgjata me klientët potencialë;
  • Të propozoj dhe përgatis oferta të personalizuara për klientët;
  • Të komunikoj kërkesat e klientëve tek kompania përpara finalizimit të kontratës;
  • Të negocioj me klientin për termat dhe kushtet, të mbyll kontratën në bashkëpunim me departamentin ligjor
  • Të ndjek zbatimin me korrektësi të kontratës me klientin;
  • Të bashkëpunoj me departamentet e tjera të kompanisë sipas nevojës;
  • Të kryej takime të rregullta periodike për ecurinë dhe problematikat e shitjeve;
  • Të raportoj tek eprorët periodikisht zhvillime specifike, informacione të mbledhura në terren, aktivitetet e konkurrencës etj;
  • Të respektoj etikën, kulturën organizative dhe vlerat e kompanisë;
  • Të ruaj informacionin konfidencial;
  • Të zbatoj detyrat që i caktohen nga eprorët në çdo rast.



[h=1]Kualifikimet[/h]
  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë bachelor, preferohen degët e Fakultetit Ekonomik.
  • Të ketë mbi 3 vite eksperiencë pune në fusha të ngjashme.
  • Të njohë shumë mirë programet bazë MO.
  • Të ketë eksperiencë në realizimin e strategjive marketing dhe publicitar.
  • Të jetë i/e besueshëm.
  • Të ketë aftësi të mira konkuruese dhe të jetë i aftë të punojë në grup.
  • Të ketë aftësi menaxhuese dhe vendimarrëse.





[h=1]Shënime[/h]
Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresen e Email-it: hr@agikons.com
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Departamenti i Burimeve Njerëzore
Agikons. Sh.P.K
E-mail: hr@agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
[h=1]

[/h]
 


Apply WhatsApp
Back
Top