• Tirane, ofrohet vend pune Menaxher Projekti

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Komuna Parisit | Kristal Center
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Smart Home Albania është kompania e parë në Shqipëri me fokus sistemet Smart Home. Kompania ofron sistemet më inovative me fokus rritjen e komfortit, uljen e faturës së energjisë elektrike dhe njëkohësisht rritjen e sigurisë.Smart Home Albania është realiteti me ofertën që garanton raportin cilësi-çmim më të mirë në treg. Smart Home Albania është distributor zyrtar ekskluziv për gjithë Ballkanin i gjigandit prodhues amerikan TIS Texas Intelligent Systems. Aktualisht kompania vepron direkt apo nepermjet rishitesave ne Shqiperi, Kosove,Mal i Zi,Serbi,Greqi,Kroaci.

Nëpërmjet TIS, Smart Home Albania ofron sisteme automatizimi për shtëpi,vila, zyra, hotele të ndërtuar e funksionalë Duke qenë një kompani gjithmonë në rritje , kompania shpall pozicion të lirë për Menaxher Projekti

Detyrat

  • Njeh dhe përvetëson produktet e kompanisë.
  • Ndjek ecurinë e punimeve elektrike në faza, që nga krijimi i preventivit deri tek dorëzimi projektit të përfunduar tek klienti.
  • Bashkërendon me grupet e tjera në objekt si dhe me departamentet e tjera të kompanisë.
  • Sigurohet që punimet janë kryer sipas standarteve dhe në përputhje me kërkesat e klientëve.
  • Planifikon, organizon, mbikqyr dhe koordinon punën e ekipit të zbatimit per t'u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të përcaktuara dhe në kohë në projekt.
  • Jep zgjidhje teknike detajeve të paparshikuara në projekt dhe/ose rekomandon përmirësimin e tyre.
  • Mbikëqyr mirembajtjen periodike të sistemeve të instalimeve dhe jep zgjidhje defekteve që mund të dalin pas përfundimit të një projekti të caktuar.[/COLOR]
  • Raporton periodikisht mbi ecurinë e punimeve dhe projekteve të përfunduara.
Programon dhe realizon dorëzimin e projektit tek klienti.

Kualifikimet

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë në degën e inxhinierisë elektrike/elektronike
  • Profili Automatizim përbën avantazh Eksperienca e mëparshme në këtë fushë avantazh.
  • Njohuri përsa i përket automatizimit të pajisjeve.
  • Njohuri të mira kompjuterike, njohuri të Paketës MS Office.
  • Aftësi komunikuese, bashkëpunuese dhe organizuese.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze .
  • Leje dhe aftësi për drejtim automjeti.


Ofrojme:
  • Ambient pune motivues dhe dinamik ;
  • Page bazë plus bonuse mbi performancën.
  • Trajnim prej fabrikave lider në botë për automatizim.
  • Vlerësim performance cdo 6 muaj;
  • Mundesi për karrierë[
Të interesuarit të dërgojnë CV tek : hr@smarthome.al
 


Apply
Back
Top