• Tirane, ofrohet vend pune Menaxher Produkti *Marketing*

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 QTU | Kashar | Casa Italia
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
Elektromagjia shpk,po kërkon antarë të rinj ti bashkohen.
Kërkohet të punësohet një Menaxher Produkti (Marketing)
Puna e Menaxherit të Produktit përfshin sigurimin që produkti të mbështesë strategjinë dhe qëllimet e përgjithshme të kompanisë.
Menaxheri I Produktit në Marketing është përgjegjës për dhënien e njohurive të Markës, si dhe njohurive të Produktit, mjeteve, kolateralit dhe programeve që mundësojnë marketingun dhe shitjen efektive të një produkti.
Detyrat:

  • Të përkthejë strategjinë e biznesit në strategjinë e produktit;
  • Të përcaktojë strategjinë e produktit dhe udhërrëfyesin;
  • Të menaxhoj të gjitha aspektet e produkteve, duke përfshirë komentet e klientëve, kërkesat dhe problematikat;
  • Të testoj produktet e reja dhe modelet e reja;
  • Të komunikojë vizionin dhe vlerën e produktit të ri me ekipin e shitjeve dhe të zhvillojë mjetet që të lehtësojnë procesin e shitjes;
  • Të rishikoj nivelet e inventarit dhe siguroj disponueshmërinë e produktit;
  • Të analizoj kushtet e tregut, të përpunoj rezultatet e analizës së tregut, të ofroj raporte të rregullta mbi produktin dhe prezantimin e tyre;
  • Të kryej kërkime mbi ofertat e konkurrentëve;
  • Të jetë pjesë e prezantimeve;
  • Të trajnoj stafin për produktet;
Kualifikimet:

  • Mosha 22-35 vjec;
  • Eksperienca e punës deri në dy vite në fushën e Marketingut;
  • Diplomë Bachelor në Marketing ose ne Degë të ngjashme;
  • Certifikata trajnimi në Marketing do të jenë prioritet;
  • Të zoteroj gjuhen Angleze.
  • Aftësi drejtuese dhe menaxhuese;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim dhe verbal;
  • Nivel i lartë motivimi, entuziazmi dhe energje;
  • Fleksibilitet;
  • Ambicje;
  • Deshirë për të mësuar informacion të ri;
  • Të jetë i aftë të punojë në grup;
Cfarë ne ofrojmë?

  • Një karrierë drejt suksesit;
  • Rrogë e kërnaqëshme;
  • Bonuse;
  • Një ambjent të kendëshëm dhe bashkëpunues.
A jeni i interesuar?
Dërgoni Cv në adresën e emailit: [B]hr@elektromagjia.com Të gjithë aplikimt do të trajtohen me konfidencialitet në bazë të ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, ndryshuar me ligjin nr,48/2012, ndryshuar me ligjin nr.120/2014 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. [/B]


Cel. : hr@elektromagjia.com
 


Apply
Back
Top