• Tirane, ofrohet vend pune MENAXHER MARKETINGU

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 QTU | Kashar | Casa Italia
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Gjuha
Kompania “TEUTA DURRES” SHPK, lider në treg në sektorin ushqimor prej 29 vitesh me markat “TEUTA” dhe “GOLD”
si edhe distributor ekskluziv i shumë markave premium Italiane si Riso Scotti, Pasta Garofalo, Ponti, Olitalia, Sant'Anna, Tedesco
në mbi 20 ekskluzivitete për territorin Shqiptar, kërkon të punësojë:

MENAXHER MARKETINGU – TIRANË

Menaxheri i Marketingut është përgjegjës për përpilimin dhe implementimin strukturës së marketingut për të fuqizuar performancën e brandit
me anë të produkteve dhe shërbimeve të marketingut në përputhje me objektivat e vendosura nga kompania dhe markat e saj.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE:
· Përgatitja e buxheteve, planeve dhe elementeve marketing në përputhje me strategjinë dhe objektivat e biznesit duke e detajuar në plane veprimi mujorë dhe vjetor;
· Monitorimi dhe zbatimi i aktiviteteve të marketingut brënda buxhetit dhe në përputhje me objektivat e miratuara të biznesit;
· Koordinon përgatitjen e të gjitha POSM (point of sale material) në përputhje me kërkesat
· Organizimi i promocioneve të vazhdueshme si element taktike për të rritur shitjet; organizimi i aktiviteteve sezonale për të rritur shitjet;
· Të menaxhoje rrjetet sociale, maredheniet me foodblogers etj
· Të kujdeset per website-in , imazhin e kompanise, efektshmerinë, mirembajtjen dhe ruajtjen e mardhenieve me bashkepunetore
· Të kujdeset dhe të forcojë brand image të kompanisë me ide kreative.

Kërkesat e profilit

· Të jetë i/e shkathët, me ide kreative dhe shumë dinamik;
· Eksperienca e punës në sektorin marketing përben avantazh;
· Diplomë Universitare në Marketing, Administrim Biznesi;
· Aftësi të mira prezantuese, përqasje pozitive, fleksibel dhe entuziast;
· Aftësi të mira komunikimi, bashkëpunimi ne grup
· I/e orientuar dhe me fokus të qartë, cilësi të larta dhe person i qendrueshem
· I/e matur, i besueshëm dhe profesional;
· Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane
· Njohuri shumë të mira të programeve të paketës Office

Personat e interesuar te dergojne nje cv prane adreses se emailit : hr@teutadurres.com.
 


Apply
Back
Top