• Tirane, ofrohet vend pune Menaxher Magazine

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Magazinier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
supermarket_bioju_cover.jpg

Supermarketi BioJu, pjesë e Grupit Kadiu, është i vetmi supermarket në Shqipëri i fokusuar në tregëtimin e produkteve Bio te çertifikuara nga vendet e origjinës në Europën Perëndimore.
Cilësia për ne nënkupton në radhë të parë shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve tanë, sikurse përmbushjen e përgjegjësive sociale dhe mjedisore në të gjithë zinxhirin e prodhimit dhe furnizimit.
Për punonjësit tanë, ne jemi një punëdhënës i përgjegjshëm dhe i konsoliduar. Për partnerët tane ne jemi një partner korrekt dhe i ndershëm në biznes.

Aktualisht kompania, po kërkon të punësojë punonjës në pozicionin Menaxher Magazine Qendrore.

Përmbledhje e Pozicionit: Ёshtë përgjegjësi kryesor për magazinimin e saktë në sasi e cilësi të mallrave sipas dokumentave të derguar nga Dep. i Blerjeve. Eshtë përgjegjësi kryesor për stokun në magazinë në vazhdimësi gjatë gjithë vitit dhe në çdo moment që mund të bëhet inventar.

Përgjegjësitë e pozicionit:
  • Të pregatisë, të dërgojë në mënyrë të saktë e kohë mallin e faturuar për marketet ne bashkepunim me bleresit perkates.
  • Duhet të kontrollojë mallrat që dalin nga magazina në menyrë që të jenë me fatura të miratuara, me sasi sipas faturës dhe pa dëmtime.
  • Merr mallrat në dorëzim nga furnitorët , në përputhje me sasitë e përcaktuara në porositë e blerësve, nuk duhet marrë asnjë mall në dorëzim mbi sasitë e përcaktuara apo produkte që nuk figurojnë në porosi.
  • Duhet të mos pranojë kthim të mallrave nga klientët distributorët pa dokument dhe pa autorizimin e Drejtorit te shitjeve.
  • Eshte pergjegjes per ruajtjen e mallrave në magazinim nga dëmtime të ndryshme dhe raportimin e menjëhershëm për raste difektesh apo problemesh.
  • Monitoron skadencave e produkteve që nga momenti i blerjeve e në vazhdimësi dhe raporton me shkrim për skadencat me afat nga 5 muaj deri në dy muaj.
  • Ndjek punën e çdo punonjësi në varësi të tij, mer pjesë në vlerësimin e performancës së tyre, bën propozime për ndryshime pozicioni apo page, propozon shpërblime kur punohet mirë ose pushime nga puna për ta dhe raporton tek Burimet Njerëzore nëse ka probleme të ndryshme që kerkojne ndërhyrje .
  • Duhet të kontrollojë që të ketë përputhje midis barkodit në faturë dhe mallit fizikisht dhe mbas kontrollit ti dorëzojë financës dokumentin përkatës me barkodet e sakta nese raste te tilla zbulohen.
  • Ёshtë përgjegjës për paisjet, paletat, raftet dhe të gjitha aktivet e kompanisë që ndodhen në magazinë.
  • Detyra të tjera të ngarkuara në funksion të rolit.
Kriteret dhe aftësitë e kërkuara:
- Edukimi: Arsimi i lartë, profili Ekonomik ose Menaxhim;
- Eksperiencat e punës: Minimum 2 vjet përvoje pune në pozicion të ngjashëm;
- Kualifikime të tjera:
  • Njohuri të sistemit Financa 5 dhe palmarit;
  • Njohuri shumë të mira të paketës Windows Office Package (Word, Excel, Power Point) ;
  • Metodik dhe i organizuar ;
  • Ndershmëri dhe integritet ;
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV në adresën e emailit: [B]hr@bioju.al[/B] brenda datës 10.08.2023.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
 


Apply
Back
Top