• Tirane, ofrohet vend pune Menaxher Kategorie

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Vore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Shoqëria WELL sh.p.k., pjesë e Alkos Group Albania, për shkak të zgerimit të aktivitetit dhe në kuadër të zhvillimit, për rrjetin e tij drugstore shpall vakant pozicionin: Menaxher Kategorie/Kategori Menaxher

Departmenti: Marketing
Vendndodhja: Zyrat Qendrore
Kohëzgjatja javore: E Hënë – E Premte

Menaxheri i Kategorisë është përgjegjës për menaxhimin e portofolit të kategorisë dhe produkteve të caktuara, nëpërmjet zgjedhjes dhe përshtatjes së strategjive për tregun e synuar.
Ka përgjegjësi kryesore në menaxhimin dhe koordinimin e kategorive të produkteve, organizimin e mirëmbajtjen e inventarit dhe të stokut, planifikimin e blerjeve dhe të shitjeve; analizimin, monitorimin, përpilimin e të dhënave dhe raporteve të shitjeve, menaxhimin e çmimeve dhe mbikëqyrjen e strategjive të marketingut.
Gjithashtu, një ndër detyrat më të rëndësishme është krijimi i marrëdhënieve të bashkëpunimit strategjik me furnitorët, duke negociuar çmimet, kushtet e favorshme kontraktuale dhe planin e aktiviteve mbi asortimentin me qëllim identifikimin e mundësive të reja për zhvillimin e kategorisë dhe monitorimin e performancës së produktit.

Detyrat:

  • Ekzekuton dhe zbaton strategjitë mbi qëllimet vjetore në lidhje me asortimentin, organizimin, strategjinë e çmimeve, planogramat, marketingun, furnitorët, etj;
  • Përzgjedh dhe aplikon strategjitë e duhura për kategorinë përkatëse bazuar në strategjinë e kompanisë;
  • Studion tregun,nevojat dhe sjelljen e konsumatorit, monitoron tendencat dhe identifikon hapësirat e mundshme për produktet të cilat duhet të investohen, propozon një listë bashkëpunëtorësh/furnizuesish për produkte ose kategori të reja, të cilat do të ndihmojnë në rritjen dhe zgjerimin e asortimentit;
  • Ka kontroll mbi çmimet, negocion koston optimale të produkteve me furnitorët për të përftuar sa më shumë nga ofertat dhe çmimet në treg dhe për kushtet kontraktuale;
  • Përgatit buxhetin dhe planin e biznesit për kategoritë përkatëse, furnizimin dhe vendosjen e objektivave të performancës me/për furnitorët;
  • Ndërton marrëdhënie pozitive, të qëndrueshme dhe afatgjata me furnitorët, mban komunikim të vazhdueshëm me ta lidhur me performancën e kategorisë së caktuar, furnizimet, shitjet, problemet me asortimentin dhe/ose problematika të tjera të ndryshme që mund të lindin;
  • Ideon, propozon dhe/ose ndërmerr iniciativa për të zhvilluar fushata marketingu promovuese me qëllim nxitjen e shitjeve dhe përkthimin e nevojave të klientit/konsumatorit në rezultat të dëshiruar;
  • Ofron propozime mbi listimet e produkteve të reja dhe delistimin e produkteve me performancë të dobët;
  • Propozon dhe ndërton një plan efektiv e strategjik për nxitjen e shitjeve në kategoritë e produkteve me performancë të dobët, bashkëpunon me ekipin e marketingut dhe të shitjeve për zbatimin e tij;
  • Ideon dhe krijon planogramat mbi kategoritë e reja bazuar në strukturën aktuale;
  • Ideon dhe krijon planogramat e dyqaneve për hapjet e reja, në përputhje me konceptin e planogramave ideale si dhe duke u bazuar mbi historikun e mëparshëm të rrjetit të dyqaneve WELL;
  • Menaxhon, zbaton dhe ndjek në mënyrë rigoroze buxhetin e planifikuar të shitjeve dhe marzheve;
  • Analizon kostot dhe të dhënat e shitjeve mbi asortimentit e kategorisë dhe ofron rekomandime për zhvillimin e kategorive të ndryshme të produkteve;
  • Përgatit dhe analizon raporte për të përcaktuar përqindjen e shitjeve dhe për të marrë vendimin e duhur për llojin e kategorisë;
  • Kujdeset për disponueshmërinë e produktit, mban shënimet e sakta të inventarit dhe bashkëpunon me shitjet për planin e shitjeve, që produktet të porositen dhe sigurohen në kohën e duhur, dorëzimin dhe zgjidhjen e çmimeve ose çdo çështje tjetër;
  • Menaxhon, drejton dhe trajnon e stafin mbi planogramat, artikujve të rinj dhe fushatat promocionale;
  • Qëndron i përditësuar mbi trendet e industrisë dhe ofron informacionin e nevojshëm e të detajuar për departamentin e shitjeve mbi produktet, organizon trajnime profesionale për njohjen e markave, asortimentit, karakteristikat, fushatat e marketingut, etj;
  • Përgatit raporte mbi efektivitetin e kategorisë/asortimentit, sipas kërkesave të furnitorëve, eprorit apo Drejtorit të Përgjithshëm;
  • Kujdeset për përgatitjen e etiketimit, përkthimit dhe përshkrimit të saktë në gjuhën shqipe për produktet e importuara drejtëpërdrejtë nga WELL;
  • Komunikon me departamentet e tjera brenda kompanisë, për të siguruar që të gjitha aktivitetet të jenë të harmonizuara dhe të koordinuara në kohë;
  • Është përgjegjës për ecurinë, shitjet, sfidat e problematikat e kategorisë si dhe për të gjithë dokumentacionin e të dhënat që i përkasin kategorisë që mbulon;
  • Kryen detyra të tjera dhe të reja lidhur me kërkesat e pozicionit, sipas kushteve, mundësisë dhe kohës;

Kualifikime dhe Aftësi:
Arsimi:
Diplomë universitare, mundësisht në marketing ose fusha të lidhura me biznesin;
Eksperienca pune:
Së paku 3-5 vjet përvojë pune në kompani të ngjashme tregtare
Kualifikime shtesë:
Të zotërojë shkëlqyeshëm gjuhën Angleze (MUST);
Njohuri shumë të mira (zotëruese) të MS Office, në veçanti të programit Excel;
Leje drejtimi;

Aftësi shtesë

  • Aftësi të forta planifikuese dhe organizative në kohë dhe afate;
  • Aftësi të forta analitike, krijuese dhe e drejtuar/orientuar drejt detjave e qëllimit;
  • Aftësi shumë të mira në vlerësimin e praktikave aktuale të biznesit dhe përgatitjen e raporteve specifike;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, negociuse, bashkëpunuese, ndërpersonale dhe ndërvepruese;
  • Mendim kritik – Aftësi për të menduar nga perspektiva e konsumatorit dhe për të kuptuar sjelljen blerëse;
  • Të ruajë konfidencialitetin, të ketë integritet dhe etikë të lartë profesionale
  • E aftë të punojë në skuadër, por edhe në mënyrë të pavaruar;

Kushtet e punës:
WELL sh.p.k., pjesë e Alkos Group Albania, ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, duke përfshirë një shpërblim të drejtë bazuar në meritën personale dhe vlerësimin e performancës, trajnime të vazhdueshme dhe mundësi karriere në një kompani në rritje dinamike.
Procedura e aplikimit:
Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën well.rekrutime@alkosgroup.al

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale"
 


Apply WhatsApp
Back
Top