• Tirane, ofrohet vend pune Menaxher i Pronave Rezidenciale

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e Grupit BALFIN dhe mbulon shërbime, shitje & marketing në fushën e Real Estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit, duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Menaxher i Pronave Rezidenciale
Departamenti: Asete dhe Shërbime
Vendndodhja: Tirane (Univers City)

Përshkrimi i pozicionit:
Menaxheri i Pronave Rezidenciale është përgjegjës për menaxhimin profesional të të gjithë pronave rezidenciale që ka pjesë të portofolit, duke përfshirë menaxhimin e marrëdhënieve me rezidenët, mirëmbajtjen dhe administrimin.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
  • Menaxhon dhe mbikëqyr personelin e mirëmbajtjes dhe administrimit dhe vlerëson performancën e tij;
  • Mbikëqyr marrëdhëniet me rezidentët, duke përfshirë përgjigjen ndaj kërkesave dhe ankesave, kryerjen e inspektimeve dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve;
  • Monitoron dhe zbaton kushtet e dakortësuara dhe siguron mbledhjen në kohë të pagesave mujore dhe vjetore;
  • Kryen inspektime të rregullta të pronave për të siguruar përputhjen me rregulloret lokale dhe shtetërore, si dhe me standardet e kompanisë për pastërtinë, gjelbërimin dhe sigurinë;
  • Zhvillon dhe zbaton buxhetin e pronave, duke përfshirë ndjekjen e shpenzimeve dhe të ardhurave, dhe ofrimin e raporteve financiare për kompaninë;
  • Zhvillon dhe mban marrëdhënie me ofruesit e shërbimeve, duke siguruar shërbime me cilësi të lartë dhe me kosto efektive;
  • Ndihmon në zhvillimin dhe zbatimin e planeve të përmirësimit të pronës për të ruajtur dhe rritur vlerën e pronës dhe kënaqësinë e rezidentëve;
  • Hartimi i planeve të biznesit që i përshtaten nevojave të klientëve;
  • Mban një marrëdhënie pozitive dhe produktive me rezidentët;
  • Zhvillon dhe menaxhon buxhetet vjetore duke parashikuar kërkesat dhe duke analizuar variancat, dhe tendencat;
Eksperiencat e punës:
  • Minimumi 3 vjet përvojë në menaxhimin e pronave, me fokus në pronat e banimit.
Aftësi të tjera:
  • Preferohet të ketë diplomë Bachelor në Administrim Biznes, Real Estate ose fusha të ngjashme;
  • Njohuri të thella të të gjitha rregullave lokale dhe shtetërore që lidhen me menaxhimin e pronës bashkëpronësisë.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, negociuese dhe ndërpersonale.
  • Aftësi të mira drejtuese dhe menaxhuese, me aftësi për të motivuar dhe mbikëqyrur stafin.
  • Aftësi të mira në përdorimin e paketës Microsoft Office dhe softuer të menaxhimit të pronave.
Kushtet e punës:
Balfin Real Estate and Hospitality është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë link

Afati i dorëzimit: 15/06/2023

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top