• Tirane, ofrohet vend pune Menaxher i Magazinave (Logjistike)

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Autostrada Tr.-Dr.
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Alumil Albania Shpk, me seli në Autostradën Tiranë-Durrës, km i 7-të, operon në Shqipëri që prej vitit 2004 dhe është një nga kompanitë më të mëdha për prodhimin dhe shitjen me pakicë dhe shumicë të produkteve të aluminit në tregun shqiptar.
Alumil Albania Shpk
është pjesë e Alumil S.A. me seli ne Selanik-Greqi i cili është grupi më i madh në pronësi private, për ekstrudimin e aluminit në Europën Jug-Lindore, përsa i përket kapaciteteve prodhuese, për sisteme komplete të profileve prej alumini. Për nevojat e saj, kompania kërkon të punësojë:

Menaxher i Magazinave (Logjistike)


1. Objektiva dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Menaxhon zinxhirin e levizjes se produkteve ne Hyrje/Dalje te magazinave te profileve dhe aksesoreve
  • Pergjegjes per mbylljen mujore te dokumentacionit te Magazinave te Profileve dhe Aksesoreve ne afatin e percaktuar nga kompania, Check Table
  • Verifikon differencat gjate Levizjes dhe Proceseve nga Magazinat drejt Prodhimit dhe anasjelltas (mag 5,6,7 etj) se bashku me Planifikuesin e procesit te levizjes.
  • Planifikon dhe organizon ngarkesat e produkteve nga magazinat e Profileve & Aksesoreve ne drejtim te klienteve ose magazinave SDS , ne bashkepunim me Supervisoret e magazinave
  • Pergatit Grupimet e porosive sipas Route-ve te percatuar drejt klienteve dhe drejt magazinave SDS
  • Koordinon rradhen dhe kohen e ngarkesave me Shitjen, Supervisoret e Magazines dhe mjetet e transportit te kompanise dhe paleve te treta
  • Pergjegjes per dorezimin ne kohe dhe me informacionin e nevojshem te porosive tek Supervisoret e Magazinave, Punonjesit e Pergatitjes.
  • Koordinon ne menyre optimale rradhen e hyrjes se mjeteve te transportit ne ambientet e kompanise me qellim ngarkimin/shkarkimin e produkteve
  • Organizon sistemimin e produkteve ne menyre qe Hyrja-Dalja e produkteve te behet sipas metodes FiFo (First in - First out), ne nivel porosie si dhe ne nivel magazinimi ne raftet perkatese.
  • Pergjegjes per mbarevajtjen e sistemit Atlantis/WMS dhe raportimit te problematikave.(Ne bashkepunim te ngushte me eprorin)
  • Merr masa paraprake per sistemimin e produkteve te pritshme sipas informacioneve te derguara nga Furnitoret Alumil SA etj
  • Hedh ne sistemin My Alumil porosite nga Importi per Profile/Aksesore dhe perditeson Purchase Document ne Atlantis,porosi te materialeve baze perfshire.
  • Menaxhimi i punonjesve nen varesi Supervisore , Punonjes pergatitjeje etj
  • Udhezon dhe monitoron punonjesit mbi rregullat e magazinimit, ruajtjes, sistemimit, paletizimit dhe levizjes se produkteve.
  • Udhezon dhe teston punonjesit per rregullat e sigurise ne pune dhe mbrojtjes kunder zjarrit.
2. Kualifikime/Kërkesa:
a. Edukimi:

- Të ketë përfunduar Studimet e Larta Universitare. Perben avantazh edukimi ne profilin inxhinerik
- I aftë për të punuar me sistemet ERP (Oracle ERP, SAP) Microsoft Office, WMS
b. Eksperiencë pune:
Preferohet të ketë eksperiencë pune 3-5 vjecare në Magazine/Logjistike.
c. Kualifikime të tjera:
- Të zotërojë aftësi lidershipi dhe i aftë për t’i dhënë zgjidhje problemeve.
- Të jetë i aftë për të kontaktuar dhe për të krijuar marrëdhënie me transportuesit dhe shitësit vendas.
- Të kete njohuri te gjuhes Angleze (të folur/të shkruar).
- Aftësi për të punuar nën presion.
- Të jetë planifikues i mirë dhe i përkushtuar ndaj punës.
3. Kompania Ofron:
- Marredhenie pune konform legjislacionit shqiptar dhe Kodit te punes.
- Transport vajtje-ardhje nga Qendra e Tiranes
- Page te trembedhjete plus shperblim vjetor per arritje te rezultateve
- Mbulim privat shendetesor falas.
Të interesuarit mund ta dergojne CV-ne e tyre elektronikisht ne gjuhen angleze në adresën: hr.albania@alumil.com, brenda dates 31-12-2022 duke specifikuar pozicionin e punes per te cilen aplikoni.
 


Apply WhatsApp
Back
Top