• Tirane, ofrohet vend pune Menaxher/ e i/ e Markës dhe Komunikimeve

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
ACREM është pjesë e BALFIN Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme. ACREM është kompania menaxhuuese e Qendrave tregtare TEG dhe QTU, si dhe TLP, Rolling Hills, dhe Ambasador 3. Me një rrjet profesionistësh ACREM, ofron një paketë të gjërë shërbimesh si: Konsulencë Financiare, Marketing, Qiradhënie dhe Administrim.
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Menaxher/ e i/ e Markës dhe Komunikimeve
Departmenti: Marketing
Vendndodhja: Zyrat Qendrore ACREM

Përshkrim i Pozicionit të Punës:
Menaxheri/ ja i/ e Markës dhe Komunikimeve është përgjegjës/e për propozimin, përpunimin e veprimeve të marketingut dhe ideve promovuese në përputhje me kërkesat e qendrës tregtare dhe nevojat e qiramarrësve. Përgatit dhe dorëzon të gjithë materialet e kërkuara për qëllime informative ose promovuese në mbështetje të fushatave të qendrave tregtare ose imazhit të kompanisë. Raporton tek Drejtor i Marketingut.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Përgjegjës/e për krijimin dhe përgatitjen e fushatave të qendrave tregtare në përputhje me sezonalitetin ose kërkesat e biznesit;
  • Përgjegjës/e për ndjekjen e kostove të fushatës, faturimin ne përputheje me buxhetin;
  • Përgjegjës/e për mbledhjen e të ardhurave për qendrën tregtare;
  • Koordinon zbatimin e fushatës me subjektet e palëve të treta;
  • Ndjek dizenjimin, procesin e printimit/prodhimit, udhëzon dhe monitoron rezultatin e Fushatës;
  • Komunikon dhe negocion kushtet e bashkëpunimit me agjencitë, shtypshkronjat dhe subjektet e tjera të përfshira;
  • Komunikon me Departamentet e tjera për çështje operacionale;
  • Komunikim ditor me Qiramarrësit;
  • Duhet të jetë i/e azhurnuar me aktualitetet dhe tendencat e fundit (i/e orientuar drejt modës).
  • Kryen detyra të tjera që i caktohen nga Drejtues i Departamentit.



Kërkesat e Pozicionit:
• Së paku 5 vjet përvojë në të njëjtin pozicion ose pozicione të ngjashëm
• Diplomë Bachelor (preferohet MBA)
• Aftësi të shkëlqyera të punës në grup
• Rrjedhshmëri në gjuhën angleze (preferohet njohja e gjuhëve të tjera të huaja)
• Njohuri ekselente kompjuterike

Kulifikime dhe aftësi te tjera:

  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi/ prezantimi
  • Metodik/e dhe i/e organizuar
  • Ndershmëria dhe integriteti
  • Mendim krijues dhe aftësi të forta analitike.

Kushtet e Punës: BALFIN Group ofron një paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë një shpërblim të drejtë në vlerësimin e meritës dhe performancës

Mënyra e aplikimit*:

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV-në brënda datës 31/07/2023 në këtë adresë: hr@acrem.al duke specifikuar në subject: “Brand & Communications Manager”

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top