• Tirane, ofrohet vend pune Menaxher/e i Burimeve Njerezore

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Burime njerezore - HR
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Impact sh.p.k. kërkon të punësojë:
Menaxher/e të Burimeve Njerezore/Hartim Kontrata/Ndjekje Tendera

Kualifikime/ Kërkesa
• Diplomë universitare e preferueshme në degen Juridik por gjithashtu ne deget Ekonomi, Menaxhim, Shkenca Sociale.
• Minimalisht 2 vite eksperience pune
• Njohje shumë e mirë e të gjitha procëseve të punës që kryhen në Departamentin e Burimeve Njerëzore, dhe dokumentacionit përkatës
• Njohuri shumë të mira rreth Kodit të Punës
• Njohuri shumë të mira rreth programeve bazë kompjuterike (Word, Excel, PPT etj.)
• Aftësi shumë të mira komunikuese, organizative dhe menaxheriale
• Aftësi shumë të mira analitike
• Aftësi shumë të mira për të punuar në grup dhe fleksibilitet në marrëdhëniet me njerëzit

Kërkesat e profilit

Detyrat/Përgjegjesite
• Harton dhe vendos objektivat e burimeve njerëzore në përputhje me objektivat organizative
• Zhvillon strategjitë e organizimit duke identifikuar dhe hulumtuar çështjet kyç të departamenteve
• Zhvillimi i planeve operative që përfshijnë çështjet e Burimeve Njerëzore
• Menaxhon operacionet e burimeve njerëzore me rekrutimin, planifikim dhe organizim për procesin e intervistimit, përzgjedhjen, orientimin, trajnimin dhe këshillimin e stafit
• Planifikon, monitoron, vlerëson performancën e punonjësve
• Ndjek procesin e planifikimit dhe realizimit të lejeve të zakonshme të punonjësve
• Menaxhon proçesin e plotësimit të dosjeve të punonjësve si dhe azhornimi i tyre me dokumenta gjatë punësimit,
• Hartimi i kontratave te furnizimit per klientet sipas kushteve te rena dakort nga personat e departamentit te shitjes
• Ndjekja e procedurave per hartimin, perpunimin dhe plotesimin e dosjes se tenderave te kompanise

Te interesuarit mund ta dergojne CV-ne elektronikisht në adresen: hr@impact-al.com
Ju informojme se vetem kandidatet e perzgjedhur rreferuar informacionit nga kerkesa e aplikimit /CV do të njoftohen per interviste
 


Apply WhatsApp
Back
Top