• Tirane, ofrohet vend pune Menaxher dyqani

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim strategjik | Drejtues
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
WELL SH.P.K., për rrjetin e tij drugstore dhe në kuadër të zgjerimit të aktivitetit për zonën e Tiranës, kërkon të rekrutojë punonjës të kualifikuar në pozicionet:
MENAXHER DYQANI
ZV. MENAXHER DYQANI
PËRGJEGJËS TURNI (F/M)

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE
Përshkrimi:


  1. Menaxheri & Zëvendës Menaxheri Dyqanit është përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të dyqanit dhe mbarëvajtjen e tij në përputhje me standardet e vendosura nga kompania.
  2. Përgjegjës Turni (F/M) është përgjegjës për menaxhimin dhe motivimin e stafit, ndjekjen me rigorozitet të detyrave të përditshmërisë së dyqanit në përputhje me udhëzimet e kompanisë, është pikë kontakti dhe përfaqësimi i dyqanit në mungesë të menaxherit.

Ne ofrojmë:


  • Pagë motivuese;
  • Atmosferë miqësore dhe dinamike;
  • Kontratë të rregullt pune;
  • 40 ore pune në javë;
  • Vlerësim sipas performancës;

DETYRAT

  • Menaxhimi dhe motivimi i stafit si dhe ndjekja me rigorozitet e disiplinës në punë;
  • Maksimizimi i produktivitetit të dyqanit, fokusi tregtar dhe ndërmarrja e veprimeve për të arritur nivelin më të lartë të përfitueshmërisë së dyqanit;
  • Ecuria e performancës dhe rritja, përmes ekzekutimit të shkëlqyeshëm operacional dhe komercial;
  • Vendosja dhe mirëmbajtja e standardeve të larta për paraqitjen e dyqaneve dhe tregtimin vizual në përputhje me standardet e kompanisë;
  • Kanë në fokus arritjen e indikatorëve të performancës së vendosur;
  • Mbledhja, filtrimi dhe dërgimi i porosive ditore;
  • Zgjerimi i klientelës, nëpërmjet sjelljes së risive dhe rritja e ndërgjegjësimit për brand-in e kompanisë;
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e produkteve dhe mirëorganizim e tyre;
  • Bën sistemimin e mallit nëpër rafte apo hapësirat e caktuara;
  • Kujdeset që çdo artikull i raftit të jetë i pajisur me çmimin përkatës;
  • Kontrollon ekspozimin për të mbushur stokun dhe angazhohet në sistemimin e stokut në rregullin e kërkuar;
  • Kontrollon produktet e rafteve për skadencat dhe i raporton ato tek përgjegjësi, menaxheri;
  • Kontrollon, evidenton dhe vendos përkthimet në shqip të produkteve që nuk e kanë atë;
  • Asiston klientët në proçesin e blerjes me çfarë ata kanë nevojë;
  • Raportimi mbi ecurinë e punës;

Kualifikimet

Kriteret dhe aftësitë e kërkuara:
Edukimi:
Arsimi i lartë, profili Ekonomik/Finance;

Eksperiencat e punës:
Minimum 1 vit përvoje pune në pozicion të ngjashëm;
Kualifikime të tjera:
Njohuri shumë të mira të paketës Office (Word, Excel);
Metodik dhe i organizuar;
Ndershmëri dhe integritet;
Fleksibilitet për pune me 2 turne

[h=1]Shënime[/h]Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën: well.rekrutime@alkosgroup.al ose të na shkruajnë në numrin +355 697053354(WhatsApp)

*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale"
 


Apply WhatsApp
Back
Top