• Tirane, ofrohet vend pune Menaxher dyqani

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Pozicioni: Menaxher Dyqani
Departmenti: Retail
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit:. Menaxheri i Dyqanit është përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të dyqanit në përputhje me politikat e përgjithshme të kompanisë. Fokusi kryesor i tij është që të përmirësojë ecurine komerciale të dyqanit dhe të shtojë në maksimum të ardhurat e kompanisë.



Detyra dhe Përgjegjësi
;

  • Përgjegjës për të dorëzuar planin vjetor të xhiros dhe fitimit.
  • Menaxhimi dhe motivimi i skuadrës për të arritur objektivat dhe për të sigurur rendiment.
  • Menaxhimi i niveleve të stoqeve sipas buxhetit dhe marrja e vendimeve kyce për kontrollin e stokut.
  • Mbledhja, filtrimi dhe dërgimi i porosive ditore.
  • Organizimi i trajnimeve për stafin e shitjes.
  • Organizimi i promocioneve në nivel dyqani.
  • Kontrolli i shpenzimeve operative mujore.
  • Organizimi i takimeve sistematike me Sepervizorët Operacional dhe stafin e shitjes.
  • Kujdesi për paraqitjen dhe ndjeshmeria per paraqitjen e jashtme dhe te brendeshme te dyqanit;

Kualifikimet


Edukimi: Arsimi I larte, profili Ekonomik/Administrim Biznes.
Eksperiencat e punës: Minimum 3 vjet përvoje pune në fushën e Menaxhimit.
Kualifikime të tjera:

  • Të ketë njohuri të programeve Microsoft Office (Excel/Word/PPT).
  • Të ketë komunikim shumë të mirë të shkruar dhe verbal.
  • Të ketë aftësi analitike dhe observuese.
  • Të ketë aftesi motivuese.
  • Të jetë sistematik dhe i organizuar.

Kushtet e punës:
Ofrojmë një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën well.rekrutime@alkosgroup.al

*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale"
 


Apply WhatsApp
Back
Top