• Tirane, ofrohet vend pune MENAXHER DYQANI

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Komuna Parisit | Kristal Center
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Partner-al kerkon te punesoje nje Menaxher Dyqani, per nje rrjet dyqanesh me Elektroshtepiake.

Detyrat/Pergjegjesite

Menaxhimi i përditshem i dyqanit dhe mbajtja e përgjegjësisë së plotë për mbarëvajtjen e të gjitha punëve në përputhje me politikat dhe standartet e vendosura nga Kompania.
Punon në mënyrë të vazhdueshme për përmirësimin e shitjeve, maksimizimin e fitimeve duke arritur targetin e miratuar nga Shoqëria.
Është përgjegjës direkt për arritjen e objektivave të dyqanit duke bërë të mundur menaxhimin dhe motivimin e stafit të dyqanit që të rrisin shitjet ditore dhe të maksimizojnë efikasitetin në punë.
Përmbush dhe garanton të gjitha detyrat në lidhje me planifikimin, organizimin, zbatimin dhe kontrollin e objektivave mujore, javore e ditore për të gjithë punonjësit që janë nën përgjegjësinë e tij.
Vendos prioritete, identifikon dhe zgjidh problemet urgjente që lidhen me mbarëvajtjen e dyqanit.
Sigurohet që stafi të jëtë I trajnuar dhe përgatitur për të kryer të gjitha proçeset e punës të nevojshme gjatë një dite pune.

Kriteret

Të ketë përfunduar arsimin e lartë, preferohet Menaxhim Biznesi.
Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi.
Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze (njohja e një gjuhe tjetër përpos gjuhës angleze përbën avantazh).
Eksperiencë në Menaxhim për të paktën 2 vite
Të ketë aftësi organizative.
Person energjik, me iniciativë, këmbëngules dhe I vetëmotivuar.
Të ketë njohuri në përdorimin e programeve bazë kompjuterike. Të ketë aftësi për të punuar në Grup.

Te interesuarit mund te kontaktojne ne 0675007771 / 0675007774 ose te dergojne cv-ne ne adresen info@partner.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top